Lajme Zone
Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për mjedisin, protestat tregojnë ndryshimin e shoqërisë shqiptare
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për mjedisin, protestat tregojnë ndryshimin e shoqërisë shqiptare

Duke iu referuar të dhënave të publikuara Environmental Performance Index 2026, Rama tha se indeksi global për performancën mjedisore i publikuar sot, e rendit vendin tonë ë parën në Ballkanin Peëndimor të 46-tën nga 177 vende të botës me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit.

Kryeministri Rama njoftoi të hënën progresin e Shqipërisë sa i përket performancës së saj mjedisore dhe me këtë lajm komentoi edhe protestat që prej mbi 40 ditësh vazhdojnë në rrugët e Tiranës, duke i cilësuar si një fitore të qytetërimit, sepse sipas tij tregojnë që bashkë me Shqipërinë, kanë ndryshuar edhe shqiptarët. Duke iu referuar të dhënave të publikuara Environmental Performance Index 2026, Rama tha se indeksi global për performancën mjedisore i publikuar sot, e rendit vendin tonë ë parën në Ballkanin Peëndimor të 46-tën nga 177 vende të botës me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. "Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta. Dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin, por realiteti flet. Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21 në botë. LEXO edhe...Thoma Gëllçi: Rreziku më i madh për protestën quhet Sali Berisha Dhe këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, largqoftë, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji performancën mjedisore të vendeve të botës. Por sinqerisht ajo që mua personalisht më gëzon më shumë sesa renditja është fakti se kjo renditje tregon rrugën që kemi bërë. Nuk kanë kaluar shumë vite që Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfarosjes kriminale të shumë specieve, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte as mundësi, as instrumente, as kulturën për mbrojtjen natyrës por mbi të gjitha vëmendje. Sot jemi një vend krejt tjetër edhe në këtë aspekt. Madje, kemi arritur deri aty sa të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin dhe kjo pavarësisht çdo ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit atyre protestave është në vetvete një arritje e madhe e shoqërisë. Sepse prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamengot, për lagunat, për pyjet apo për biodiversitetin, tregon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar, edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Kjo është fitore qytetërimi. ” tha Rama Lajmi në përditësim U.D/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise mjedisi Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 69.1% I gabuar 22.6% Nuk e di 8.3% Vota total: 638 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?