Lajme Zone
Rama, shpërblim policëve që e mbrojnë: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama, shpërblim policëve që e mbrojnë: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Irfan Hysenbelliu i ...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në një takim me efektivët e Policisë së Shtetit, se çdo polic që është në front do të ketë një shpërblim prej 2500 eurosh.

Po ashtu bëri me dije se nga 1 janari do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe paga. “Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve dhe atyre që në ekrane kërkojnë që policia të dorëzohet. 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra”, u shpreh Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.