Në ditën e shtatë të protestave të dhunshme, ministri i Drejtësisë Toni Gogu shprehet se këto janë ditë të vështira për Tiranën. Në një reagim në rrjetet sociale teksa thekson se si institutcion do të jenë në shërbim të qytetarëve, shprehet se dhuna nuk zgjidh asnjë problem, por u shton njerëzve vetëm dhimbje. “Janë ditë të vështira për Tiranën dhe për shumë familje shqiptare. Njerëz të lënduar, familje të shqetësuara, qytetarë që kanë përjetuar frikë e pasiguri. Uroj me gjithë zemër shërim të shpejtë për çdo polic, protestues apo qytetar që është lënduar. Pas gjithë asaj që kemi parë këto ditë, është e qartë se dhuna nuk zgjidh asnjë problem. Ajo u shton njerëzve vetëm dhimbje. LEXO edhe...Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin 'Skenderbej' Sot nis një javë e re. Për ne në Ministrinë e Drejtësisë, kjo do të thotë të vazhdojmë të sigurojmë ndihmën juridike për ata që kanë nevojë, të kujdesemi për respektimin e të drejtave në institucionet penitenciare dhe të mbajmë në funksion shërbimet që qytetarët presin prej nesh. Sepse sidomos në ditë të vështira, njerëzit kanë nevojë për institucione që u qëndrojnë pranë”, shkruan Gogu. Ndërkohë ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjithashtu në një postim në rrjete sociale thotë se dhuna nuk ka kursyer as postën ku pensionistët marrin pensionet dhe ka vërshuar mbi bankat, ku marrim pagat e paguajmë faturat Ibrahimaj nënvizon se Tirana, qytetarët meritojnë një të ardhme ndryshe, jo kaosin dhe pasigurinë. “Kjo është Tirana jonë pas dhunës disaditore. Stacione autobusi të shkatërruara, biznese të dëmtuara, ndërtesa të shkrumbuara, institucione të sulmuara. Dhuna nuk ka kursyer as postën ku pensionistët marrin pensionet dhe ka vërshuar mbi bankat, ku marrim pagat e paguajmë faturat. Investimet e njerëzve të ndershëm, që mbajnë familjet e punësojnë të tjerë, sot janë goditur. Dhuna nuk ka kursyer asgjë dhe askënd. Pasojat e Tiranës sot do t’i vuajmë të gjithë nesër. Ne meritojmë një të ardhme ndryshe, jo kaosin dhe pasigurinë që po përjetojmë”, thotë Ibrahimaj. Xh.K/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise toni gogu Delina Ibrahimaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6544 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

