Lajme Zone
Tirana në kaos total/ Sulmohet Komisariati nr.3, i vihet zjarri katit të parë (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Tirana në kaos total/ Sulmohet Komisariati nr.3, i vihet zjarri katit të parë (Video)

Gjatë sulmit, protestuesit kanë hedhur një koktej Molotov në katin e parë të komisariatit, duke shkaktuar zjarr në këtë pjesë të ndërtesës.

Zjarri te komisariati Përplasjet përhapen në një tjetër zonë të kryeqytetit. Protestuesit kanë marshuar drejt Rrugës “Mine Peza”, ku kanë hedhur një koktej Molotov në katin e parë të Komisariatit Nr. 3, duke shkaktuar zjarr në godinë. Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës është zhvendosur në Rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku demonstruesit kanë sulmuar me koktej Molotov godinën e Komisariatit Nr. 3.

Gjatë sulmit, protestuesit kanë hedhur një koktej Molotov në katin e parë të komisariatit, duke shkaktuar zjarr në këtë pjesë të ndërtesës.

Ngjarja shënon një tjetër përshkallëzim të përplasjeve në ditën e gjashtë të protestave, të cilat gjatë orëve të fundit janë shtrirë në disa zona të kryeqytetit. Më herët, përplasje të forta u regjistruan në Sheshin Skënderbej, ku policia ndërhyri me automjete ujëhedhëse për të shpërndarë demonstruesit. Disa të rinj hodhën koktej Molotov në drejtim të automjeteve dhe tentuan të ngjiteshin mbi to.

Tensionet përfshinë gjithashtu zonën përpara Ministrisë së Brendshme dhe Bllokun e Ministrive, ku protestuesit u përplasën me forcat e rendit duke hedhur molotovë, gurë dhe mjete tymuese, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës.

Pas lëvizjeve të vazhdueshme nëpër rrugët e Tiranës, një pjesë e turmës është drejtuar drejt Rrugës “Mine Peza”, ku sulmi ndaj Komisariatit Nr. 3 ka shkaktuar zjarr në katin e parë. Mësohet se janë dëmtuar disa efektivë policie. Sulmi ndaj komisariatit vjen ndërsa protesta kundër qeverisë Rama vijon me përplasje në disa pika të kryeqytetit dhe me kërkesën e demonstruesve për dorëheqjen e kryeministrit. 4 Komente T Tribe 18 Tetor 2026, 18:35 A ka polici në kte ven apo jo më?? Po si mër ja qr vjen ky brez shkërdhat ordiner i pa edukat e ju ve para. Po a keni dur a skeni dur më?? Turp tju vij . Tju shajn kto brezi shurrave që

Dun me bo shqipnin duke e shkatrru Përgjigjjuni L Landi 18 Tetor 2026, 18:45 Këta Talebanë do marrin pushtetin. Përgjigjjuni g gazz 18 Tetor 2026, 20:42 Komisariati qe ka shefin me qelbesire ne rradhet e policise. Nje mizerje i pashpirt militant i paafte qr vetem ben intriga. Duhej djegur komiisariati, por me ate brenda. Përgjigjjuni d dsa 18 Tetor 2026, 22:32 si skenar 97-e po me regji dhe skenar te dobet ngjan. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Komisioni Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën, ndërhyrja e policisë duhet të jetë proporcionale! 18 Tetor 2026, 18:1118:11Aktualitet Protesta në Tiranë/ Qytetari goditet gjatë tubimit, përfn i gjakosur në tokë 18 Tetor 2026, 17:5117:51Aktualitet Video/ "Luftë" në sheshin 'Skënderbej', protestuesit sulmojnë me moltov policët dhe makinat ujëhedhëse 18 Tetor 2026, 17:3517:35Aktualitet Përshkallëzohet protesta, Policia fut autobotet në sheshin “Skënderbej”; përdor gaz dhe plumba gome për shpërndarjen e turmës 18 Tetor 2026, 17:3017:30Aktualitet Nuk stepen nga gazi dhe përplasjet me policinë, qindra të rinj mblidhen në Sheshin Skënderbej! 18 Tetor 2026, 17:2217:22Aktualitet Receta ballkanike e pushtetit jetëgjatë 18 Tetor 2026, 17:1617:16Aktualitet