Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stadiumi “Myslim Koçi” në Gramsh, ku punimet për rikonstruksionin e tij janë drejt përfundimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë disa fotografi nga stadiumi, duke theksuar përparimin e punimeve.
“Dhe me stadiumin ‘Myslim Koçi’ në Gramsh, ku puna për rilindjen e tij është drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama. Stadiumi është pjesë e investimeve për rikualifikimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Rama

