Lajme Zone
Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Doni të na impononi si doni ju. Jo! Vij nga Italia kërkoj të drejtat e mija
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Doni të na impononi si doni ju. Jo! Vij nga Italia kërkoj të drejtat e mija

Pas një periudhe rreth dy mujore me thatësirë, reshjet e shiut janë rikthyer këtë të shtunë në verilindje të vendit.

Pas një periudhe rreth dy mujore me thatësirë, reshjet e shiut janë rikthyer këtë të shtunë në verilindje të vendit. Në Kukës, gjatë orëve të para të mëngjesit, kushtet meteorologjike janë përkeqësuar, duke sjellë reshje shiu në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me erëra të forta.

Pavarësisht intensitetit të përkohshëm të reshjeve, sasia e shiut ka qenë minimale dhe deri tani nuk janë raportuar probleme apo dëme në territor.Lexo edhe:Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë: Toka është e jona, nuk do lëshohet Ndryshimi i motit është shoqëruar edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave. Në rajonin e Kukësit, temperaturat, si ato minimale ashtu edhe ato maksimale, kanë pësuar një ulje me rreth 10 gradë Celsius krahasuar me një ditë më parë. Nëse një ditë më parë termometri shënonte deri në 34 gradë Celsius, sot temperatura maksimale pritet të mbetet nën 24 gradë Celsius, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës meteorologjike. Rënia e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve kanë sjellë edhe një tjetër panoramë në verilindje, me kushte tipike të vjeshtës. Në lugina dhe në zonat malore janë shfaqur mjegulla, ndërsa temperaturat e freskëta kanë zëvendësuar të nxehtin e ditëve të fundit.