Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” ku ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me ndryshimet e prezantuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, mbi Kodin e Procedurës Penale. Ai e quajti lëvizjen si censurë ndaj medias dhe rivendosje të diktaturës. “Diktaturë e vërtetë, e hapur. Vetëm në diktaturë, vetëm dosjet e Sigurimit të Shtetit, dhe jo të gjykatave, sepse gjyqet i bënin publike kundër armiqve, por dosjet e Sigurimit të Shtetit ishin top sekret dhe po të botoje një gjë prej tyre, përgjigjja. Ka marrë krejtësisht modelin e vjetër. Ka marrë modelin e diktaturës, është vendosje e diktature dhe unë ftoj gazetarët të mblidhen me urgjencë dhe të reagojnë ndaj këtyre ligjeve, të cilat, e vërteta është, vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre. Vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre!”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

