Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama po përpiqet të shmangë agjendën politike të protestës”/ Kikia: Është rrënuar moralisht, i kanë rënë kredencialet e pushtetit absolut


Analisti Mentor Kikia ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave qytetare, duke argumentuar se kreu i qeverisë po përpiqet të ndryshojë fokusin e debatit publik dhe të shmangë kërkesat politike të protestuesve.

Analisti Mentor Kikia ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave qytetare, duke argumentuar se kreu i qeverisë po përpiqet të ndryshojë fokusin e debatit publik dhe të shmangë kërkesat politike të protestuesve. Sipas Kikisë, Rama e ka pranuar se protesta ka ndikuar në klimën politike, por po përpiqet ta trajtojë atë jo si një kërkesë për ndryshim politik, por si një pakënaqësi sociale dhe ekonomike.

“Rama e ka pranuar që protesta ka trazuar ujërat e politikës si një faktor, në përpjekje për të mos shkuar te konsiderimi i kërkesës së vetme: dorëheqja e qeverisë, një qeveri teknike dhe një ligj i ri zgjedhor”, u shpreh Kikia.

Ai tha se kryeministri po ndërton një strategji komunikimi duke ndarë protestuesit në kategori, duke përdorur simbolikën e “flamingove” dhe “sorrave”.

“Rama qartësisht zyrtarizoi sot politikën e marrëdhënies me protestën qytetare, duke orientuar përpjekjet drejt ndarjes së protestës në ‘flamingo’ dhe ‘sorra’”, deklaroi analisti.

Sipas tij, protesta e qershorit u pa si një shprehje e një kërkese për standarde më të larta dhe përmirësim të jetës publike, ndërsa pjesa tjetër e protestës po etiketohet nga qeveria si destabilizuese.

“Kjo është përpjekja e Ramës për të thënë se me këtë pjesë të protestës nuk negociohet”, tha Kikia.

Analisti vlerësoi se kryeministri po përpiqet të shmangë dimensionin politik të protestës duke e reduktuar atë në çështje të performancës së administratës.

“Rama po konsideron protestat ekonomike dhe sociale, por jo ato politike. Ai po u thotë qytetarëve: keni të drejtë, por problemi është se disa institucione nuk shërbejnë mirë dhe do të merren masa”, tha Kikia. Sipas tij, kjo është një përpjekje për të riformatuar perceptimin publik dhe për të rikthyer imazhin e qeverisë.

“Rama ka qenë autoriteti absolut në Shqipëri. Ai ka kuptuar se kredencialet e tij politike kanë rënë, sepse protesta e ka goditur moralisht. Për herë të parë është përballur me një situatë ku e ka parë veten më pak të rëndësishëm se vetë Partia Socialiste”, u shpreh Kikia.

Ai shtoi se kryeministri po përdor një strategji të re komunikimi për të krijuar idenë e një reflektimi politik.

“Rama shpiku një produkt të ri komunikimi, ‘besa besë’, me mesazhin se nuk do të bëjë më gabime, por në të njëjtën kohë kërkon që qytetarët të jenë mirënjohës”, tha Kikia.

Sipas analistit, synimi kryesor i kësaj qasjeje është shmangia e kërkesave politike të protestës dhe zhvendosja e debatit te përmirësimi i administrimit të qeverisë. “Rama e ka pranuar që protesta ka trazuar ujërat e politikës si një faktor, në përpjekje për të mos shkuar të konsideromi i kërkesës së vetme dorëheqja e qeverisë dhe një qeveri tëknike dhe një ligji të ri zgjedhor. Rama qartësisht sot zyrtarizoi politikën e marrëdhënies me protestën qytetare tashmë duke i çuar dhe orientuar përpjekjet në ndarjen e protestës në të flamigove dhe sorrave.

Me protestën e qershorit që ishte dëshmi e jetës së re përmirësimit të standardeve, qytetarët me ambicie dhe duhen kuptuar.

Ndërsa kjo e dyta nuk konsiderohet, ata janë uliganë, terroristë që duan të rrezojnë autoritetin e Shqipërisë.

Kjo është përpjekje e Ramës për të thënë se me këtë nuk negociohet.

Rama vendos të konsiderojë protestën që s’është më ajo e flamingove.

Rama e di se çfrë ndodh, por ajo që shpalosi sot ishte një strategji e bazuar vetëm në retorikë Rama konsideron protestat ekonomike dhe sociale por jo politike.

Rama po iu thotë se kanë të drejtë por fajin e kanë ata që nuk shërbejnë mirë dhe do të merren masa. Po përpiqet ta trajtojë si një përpjekje pëe përmirësimin e cilësisë së qeverisjes.

Protestuesit dhe qytetarët nuk i janë mirënjohës qeverisë, por kjo është përpjekje pqr të riformatuar imazhin publik. Rama ka qenë autoriteti absolut në Shqipëri, në rrjetet sociale, pa të PS nuk ishte më, binte nga pushteti. Rama ka kuptuar se kredencialet e tij politike kanë rënë sepse protesta e rrënoi moralisht sepse akuzat me fyerje dhe sharje bënë që kreditet të binin dhe Rama befas e pa veten se vlen më pak se PS-ja dhe kjo është e papranueshme për të.

Rama shpiku një produkt të ri të komunikimit ‘besa besë’ që ai s’do të bëjë më gabime, por qytetarët duhet të jenë mirënjohës. Deri më tani ka funksionuar sepse ka formim të ulët arsimor tek disa.

Më e rëndësishmja të shmangë agjendën politike të protestës”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb