Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve protestues, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë sërish fotografinë e tryezës prej guri, ku ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë mesazhin se mbetet i hapur për komunikim me studentët. Megjithatë, protestuesit kanë refuzuar deri më tani ftesat e kryeministrit, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e Ramës. Protestat vijojnë prej disa javësh në kryeqytet, ku studentët organizojnë marshime në rrugët e Tiranës dhe ndalesa pranë fakulteteve të ndryshme, me synimin për të zgjeruar mbështetjen për lëvizjen e tyre. Në krah të tyre janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur publikisht solidaritetin me protestuesit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: dialog edi rama

