Lajme Zone
Pamfleti fiton gjyqin ndaj trafikantit Gjergj Luca!
PolitikëPamfleti

Pamfleti fiton gjyqin ndaj trafikantit Gjergj Luca!

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet duke bërë deklarata të forta, ku ndër të tjera shprehet se gjyqtarja mund të ketë pushuar çështjen, por askush nuk mund t'ia ndalojë atij kërkimin e së drejtës.

Gjergj Luca Nëse Gjergj Luca pretendon se Pamfleti ka publikuar të pavërteta, rruga është e qartë, të kundërshtojë faktet, të paraqesë dokumentet dhe të japë përgjigje për çështjet e ngritura, jo video për Tiktok. “Pamfleti” ka fituar procesin gjyqësor ndaj trafikantit Gjergj Luca. Ky i fundit nuk e ka pritur mirë vendimin, ku nuk vonoi të dalë dhe të hedhë vrer kundër gjyqtares së çështjes, Enkeleda Dalipi.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet duke bërë deklarata të forta, ku ndër të tjera shprehet se gjyqtarja mund të ketë pushuar çështjen, por askush nuk mund t'ia ndalojë atij kërkimin e së drejtës.

Ai shprehet se ka pesë vite që endet pas këtij gjyqi. Por si duket Gjergj Luca nuk ka zënë mend. Pavarësisht rezultatit në favor të Pamfletit, ai ka paralajmëruar se të hënën do të paraqesë një tjetër padi, këtë herë duke angazhuar një avokat tjetër.

Luca i pazareve shkon edhe më tej, duke deklaruar se fytyrën e ka mbajtur të pastër me punë dhe nuk pranon që t'ia bëjë pis njeri.

“Një pasuri kam të lënë nga baba, faqen e bardhë”, shprehet ai në show -n e shëmtuar të radhës.

Por, përtej gjesteve teatrale para kamerës dhe deklaratave për pastërtinë personale, Luca duhet të kuptojë një të vërtetë elementare, media nuk është zyra e marrëdhënieve publike të biznesmenëve dhe asnjë sipërmarrës nuk ka të drejtë të përcaktojë se çfarë duhet apo nuk duhet të hetohet nga gazetarët.

"Pamfleti" ka publikuar shkrime dhe investigime për çështje që lidhen me aktivitetin dhe interesat e biznesmenit. Në vend që t'u përgjigjet konkretisht pyetjeve dhe fakteve të publikuara, Luca zgjedh të sulmojë median dhe të paraqitet si viktimë e një padrejtësie.

Por çfarë e shqetëson realisht biznesmenin? Përmbajtja e investigimeve apo fakti që ato kanë dalë në publik?Nëse Gjergj Luca pretendon se Pamfleti ka publikuar të pavërteta, rruga është e qartë, të kundërshtojë faktet, të paraqesë dokumentet dhe të japë përgjigje për çështjet e ngritura, jo video për Tiktok.

Kjo është mënyra për të mbrojtur reputacionin, jo përmes deklaratave pompoze dhe sulmeve ndaj medias.Dhe një gjë duhet të jetë e qartë, Pamfleti do jetë gjithmonë makth për sojin e Gjergj Lucës.gjergj luca 3 Komente F Faqebardhë apo faqezi? 5 Nëntor 2026, 14:34 Një pasuri kam të lënë nga baba, faqen e bardhë”, shprehet Luca. __________________

P.S: Si ka mundësi ti ketë lënë babai faqen e bardhë? Se te një shkrim i pamfletit shkruhet se Luca nga 17 deri në 27 vjeç ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Rekrutuar me këmbënguljen e të atit për ta shpëtuar nga burgu, ai firmosi si 'Figuranti' dhe spiunoi shokët hajdutë për t'i shpëtuar burgut. Vetë e ka rrëfyer më 27 dhjetor 2023 në 'Opinion'...

___________________

Përgjigjjuni K Kastriot 5 Nëntor 2026, 15:12 Respekte pa fund për stafin e gazetarëve të Pamfletit e administratorit z.Gjergj Zefi

E vërteta gjithmonë është e hidhur për trafikantët e politikanët me imunitet !

Suksese në pasqyrimin e të vërtetës Përgjigjjuni F Feti Dema 5 Nëntor 2026, 15:43 I ka djegur investigimi i Pamfletit , por aq edhe publikimi. Le ta vazhdoi betejën ligjore deri sa ta hai sa krahu . Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me dy izraelitët: Shefen e shërbimeve sekrete e kam shoqe të ngushtë 5 Nëntor 2026, 14:0914:09Aktualitet Do të ndihmonin Vlora Hysenin të arratisej, kush janë dy izraelitët “misteriozë”? 5 Nëntor 2026, 13:0513:05Aktualitet “Po më përgjojnë bisedat me avokatin”, Ilir Meta ankohet në GJKKO; pretendimet i përcillen Burgjeve 5 Nëntor 2026, 12:1212:12Aktualitet Nga dyshimet për vrasje te shpërthimet me tritol, kush është Eduart Dushku, i njohur si “i forti i Saukut”? 5 Nëntor 2026, 11:5511:55Aktualitet Shpërthimi në Elbasan, ekspertët e Institutit të Ndërtimit nisin vlerësimin për strukturën e pallatit 5 Nëntor 2026, 11:3111:31Aktualitet Nga Nuredin Dumani, Erion Alibej te Henrik Hoxha, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e ‘Plumbit të artë’ 5 Nëntor 2026, 11:1211:12Aktualitet