Foto ilustruese Policia Bashkiake ka nisur gjobat masive ndaj qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa qeveria po shqyrton ndërhyrjen e Policisë së Shtetit për ta ndalur. Në ditët e protestave dhe më pas, në Tiranën pa tabela e semaforë, policia nuk ka dalë në skuta e lagje për të vënë gjoba. Madje edhe kur ka pasur bllokime rrugësh, e ku denoncimet kanë qenë me shumicë nga njerëzit që ndiheshin se u ishte shkelur hapësira.
Duket se ka një qarkore të përgjithshme për të mos ngritur nervat e njerëzve, pasi vetëm pak kohë përpara shikoje policë komisariatesh, e jo vetëm të Rrugores, në rrugica e lagje të populluara me bllok gjobash në dorë, duke bërë kërdinë.
Në një plan me normë, sikur ishte një fushatë ndëshkimore, e cila ndodhte përditë, ku edhe shteti merrte lekë nga qytetarët, edhe policët komisionet e gjobave.
Metoda e ndaljes së ndëshkimeve administrative kur në vend ka trazira, protesta, pakënaqësi e frustrime politike është e vjetër. Megjithatë, Edi Rama e ka përdorur rëndom në vitet e qeverisjes së tij.
Por duket se këtë plan të Edi Ramës po ia prish Erion Veliaj, i cili ka nxjerrë Policinë Bashkiake në të gjitha cepat e Tiranës, duke vendosur gjoba masive në rrugë për makinat që nuk kanë paguar parkimin publik, i cili ka vite që nuk paguhet më.
Ka qenë vetë Veliaj, pas arrestimit, që ka kërkuar të mos ketë fushatë agresive nga frika e linçimit. Ndërkaq, ditën e sotme, Policia Bashkiake është shpërndarë edhe në lokalet e shërbimeve, duke gjobitur e bezdisur bizneset.
E gjitha kjo duket një lëvizje e re e Erion Veliajt në luftën e shpallur ndaj Edi Ramës, kësaj radhe për të sjellë e nxitur pakënaqësi të tjera në qytet.
Siç mësohet, kjo ka sjellë një përplasje të qeverisë me njerëzit e bashkisë, ku mësohet se kreu i qeverisë ka dërguar njerëzit e tij në bashki për të ndjekur situatën.
Në këto momente janë përhapur zërat që mund të dalë edhe Policia e Shtetit për të ndaluar veprimet e Policisë Bashkiake, nëse ata nuk ndalen.
Nëse ndodh kjo, atëherë do të kemi nisjen e një ‘lufte civile’ brenda mazhorancës, e cila do të ketë pasojat e saj. /Pamfletipolicia rama veliaj 1 Komente b bato 5 Nëntor 2026, 16:24 E pavertete. O po ben represion policia shretit, ska bere as sigurimi shtetit ne kohen e Enverit. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kufiri detar me Greqinë, ministri Ferit Hoxha: Çështjen do ta zgjidhë drejtësia ndërkombëtare, synojmë ta mbyllim sa më shpejt 5 Nëntor 2026, 14:3514:35Politike Hetimi për KAYO-n përfn në Kushtetuese, PD kundërshton vendimin e mazhorancës për bllokimin e komisionit hetimor 5 Nëntor 2026, 14:1514:15Politike Presidenti Begaj pret ambasadorin e Brazilit: Njihni pavarësinë e Kosovës, të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve 5 Nëntor 2026, 13:5513:55Politike Përplasja me Veliajn dhe kritikat e KE-së, Rama përgatit me urgjencë mbledhjen e Asamblesë së PS; çfarë pritet? 5 Nëntor 2026, 13:2813:28Politike Rama tërhiqet nga akuzat për Iranin dhe Rusinë: Nuk kam thënë kurrë që protestat i organizoi Teherani 5 Nëntor 2026, 13:1713:17Politike Rama u drejtohet studentëve: Nesër hapet platforma e dialogut 5 Nëntor 2026, 12:5912:59Politike

