Lajme Zone
Planifikuan vrasjen e Elvis Martinajt, SPAK kërkon 16 vite burg për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin
TeknologjiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Planifikuan vrasjen e Elvis Martinajt, SPAK kërkon 16 vite burg për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

SPAK ka kërkuar në total 16 vite burg për dy të pandehurit, përkatësisht 10 vite për Leonard Dukën dhe 6 vite për Drianto Bardhin, në kuadër të një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “Revanshi”.

Martinaj-Duka Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të pandehurit në dosjen “Revanshi”. Leonard Duka dhe Drianto Bardhi akuzohen se kanë siguruar kushtet për eliminimin e rivalit të tij, Ervis Martinajt, dhe Erigers Mihasit. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë sot pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të akuzuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve të Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

SPAK ka kërkuar në total 16 vite burg për dy të pandehurit, përkatësisht 10 vite për Leonard Dukën dhe 6 vite për Drianto Bardhin, në kuadër të një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “Revanshi”.

Sipas organit të akuzës, dy të pandehurit, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për realizimin e atentateve ndaj Martinajt dhe Mihasit gjatë periudhës qershor–shtator 2020.

Sipas Prokurorisë, këto veprime janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që dyshohet se drejtohej nga Leonard Duka, i njohur si një prej rivalëve të Ervis Martinajt.

Hetimet janë mbështetur në mijëra komunikime të zbardhura nga aplikacioni i enkriptuar Sky ECC, përmes të cilave, sipas SPAK, janë zbuluar plane për atentate dhe përplasje mes grupeve kriminale.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022 ndërsa fati i tij vijon të mbetet mister. Shoku i tij, Erigers Mihasi u vra në një atentat në Tiranë. Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur si një prej personave të afërt me Ervis Martinajn. Duka u shpall fajtor si organizator i ekzekutimit të Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Kush është Leonard Duka?

Leonard Duka, i njohur me nofkën “Princi Damian”, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i përfshirë në dosje hetimore që lidhen me krimin e organizuar dhe përplasjet mes grupeve kriminale.

Ai njihet si drejtuesi i të ashtuquajturit “Klani Duka”, një grup që, sipas hetimeve, ka qenë i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe në konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt.

Duka u arrestua në shkurt të vitit 2023 në Bruksel, ku jetonte në një banesë private. Pas procedurave të ekstradimit dhe bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve belge, ai u ekstradua drejt Shqipërisë më 2 gusht 2024.

Në atë kohë, ai kërkohej nga drejtësia shqiptare për përfshirjen e dyshuar në organizimin e vrasjes së ish-policit Santiago Malko.

Emri i Dukës është përmendur edhe në hetimet e operacionit “Revanshi”, ku u analizuan komunikime të zhvilluara përmes aplikacioneve të enkriptuara Sky ECC dhe EncroChat.

Leonard Duka ishte arrestuar edhe në vitin 2019, gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës. Grupi i lidhur me emrin e tij është përmendur në hetime për trafikimin e lëndëve narkotike në linjën Shqipëri–Gjermani.

Armiqësia mes grupit Duka dhe atij të Ervis Martinajt ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të përplasjeve të dhunshme ndër vite.

Konflikti është shoqëruar me një sërë atentatesh dhe ngjarjesh të rënda kriminale, ku kanë humbur jetën persona të lidhur me rrethin e Martinajt, mes tyre Santiago Malko, Erigers Mihasi dhe Brilant Martinaj. Megjithatë, përgjegjësia për secilën prej këtyre ngjarjeve përcaktohet nga hetimet dhe vendimet përkatëse gjyqësore. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksidenti në Levan-Vlorë, humb jetën në spital 72-vjeçari 5 Nëntor 2026, 15:1415:14Kronike Atentati i dështuar në Berat, arrestohet 36-vjeçari i deportuar nga Greqia; në kërkim vëllai i tij 5 Nëntor 2026, 14:3414:34Kronike E rëndë në Dibër, elektricistin e zë shtylla teksa punonte dhe humb jetën 5 Nëntor 2026, 13:0613:06Kronike Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet një automjet 5 Nëntor 2026, 11:2711:27Kronike Shpërthimi dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit në banesën e tij, ky është 69-vjeçari Hamit Ibro që humbi jetën 5 Nëntor 2026, 11:1011:10Kronike Krimi në Bulqizë, pritet shoqërimi i një tjetër personi të afërt me familjen, banori: Nuk e besoj që djali të ketë vrarë të atin! 5 Nëntor 2026, 10:5710:57Kronike