Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama për protestën e tensionuar në Tiranë, rrjeti social Facebook është mbushur me komente nga qytetarë që i kërkojnë largimin nga pushteti. Mesazhet shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes, kritikojnë përdorimin e dhunës dhe kërkojnë hapjen e rrugës për brezin e ri.
Në reagimin e tij, Rama e cilësoi situatën e krijuar gjatë protestës si “katrahurë”, duke ia atribuar përgjegjësinë opozitës. Ai u shpreh se personat përgjegjës për aktet e ndodhura do të përballen me ligjin, ndërsa studentët i përshkroi si të ardhmen e vendit, shkruan Politiko.
Por në komentet e tyre në Facebook, qytetarët kanë shprehur qëndrime kritike ndaj kryeministrit, duke vënë në pikëpyetje vijimin e tij në detyrë pas 14 vitesh në pushtet. “Jep dorëheqjen, Shqipëria nuk është trashëgimi e prindërve të tu”, shkruan një qytetar, duke kundërshtuar qëndrimin e Ramës dhe duke i kërkuar të largohet nga drejtimi i vendit percjell politiko.al. Kritika për gjendjen në spitale Në disa prej komenteve, qytetarët e zhvendosin vëmendjen nga pamjet e publikuara prej kryeministrit te kushtet në institucionet shëndetësore në vend. “Identikisht siç është bërë kjo zyra, janë kushtet nëpër spitalet tona. Pse nuk vë dorën në zemër, siç vure kur pe këtë?”, thuhet në një prej reagimeve. “Boll ke pasur 14 vjet mundësi” Një tjetër komentues e akuzon kryeministrin se ka pasur kohë të mjaftueshme për të qeverisur vendin dhe i kërkon të hapë rrugë për një brez të ri.
“Ti je e keqja e Shqipërisë, hap krahun. Boll ke pasur 14 vjet mundësi. Pse duhet dhunë që ti të ikësh nga pushteti, me gjithë ato pisllëqe që keni bërë? Është koha për brezin e ri”, shkruan qytetari. Ndërsa një tjetër koment është edhe më i drejtpërdrejtë në kërkesën për largimin e kreut të qeverisë: “Jep dorëheqjen, o Palloshi beles”, shkruan Politiko.al.
Komentet pasqyrojnë pakënaqësinë e shprehur nga qytetaret pas protestës dhe reagimit të kryeministrit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

