Lajme Zone
Rama: Për vepra me dënim maksimal nën 5 vjet s’do të caktohet më arrest me burg
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Për vepra me dënim maksimal nën 5 vjet s’do të caktohet më arrest me burg

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale u shpreh se askush nuk do të shkojë në burg, nëse dënohet deri në 5 vite.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale u shpreh se askush nuk do të shkojë në burg, nëse dënohet deri në 5 vite. Sipas ndryshimeve të propozuara, për veprat penale me dënim maksimal nën pesë vjet nuk do të caktohet më masë sigurimi “arrest me burg”. Kryeministri theksoi se heshtja e personit, as mospranimi i akuzës nuk mund të përdoren më si provë rrezikshmërie. “Për vepra me dënim maksimal nën pesë vjet nuk do të caktohet më arrest me burg. Natyra e rëndë e veprës e marrë më vete nuk do të mjaftojë më. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës nuk mund të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret, aktual dhe i mbështetur në fakte që lidhen me vetë personin. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e saj të pavarur dhe nëse kopjon argumentet e prokurorit dhe nuk arsyeton pse masat më të buta nuk mjaftojnë, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit. Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore të llogaritur natyrisht sipas gjendjes reale financiare të personit me përjashtimet e domosdoshme për rrezikun ndaj provës, krimet e rënda me dhunë, terrorizmin, veprat kundër rendit kushtetues dhe çështjet specifike që janë kompetencë e gjykatës së posaçme. Çdo muaj prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato. Liria nuk mund të kufizohet njëherë dhe pastaj të harrohet sikur nuk ekziston më. Po ashtu paketa forcon edhe mbrojtjen e njerëzve në gjendje të cënueshme. Nëna me fëmijë deri në gjashtë vjeç. Babai ose kujdestari kur nëna nuk jeton ose nuk është në gjendje të kujdeset. Personat mbi 70 vjeç, të sëmurë të rëndë dhe personat në programet terapeutike nuk mund të trajtohen më sikur rrethanat e tyre njerëzore të mos ekzistojnë”, tha ai. Rama: Telefoni nuk mund të jetë më “leje e pakufishme” për kontrollin e jetës private