Kryeministri Edi Rama dha sot një intervistë të shkurtër për median greke ‘Open’.
Rama u pyet nga gazetari Argyris Ntinopoulos se çfarë po ndodh me firmat për dërgimin në Gjykatën e Hagës së çështjes së detit me Greqinë.
Sipas kryeministrit, nuk ka asnjë pengesë, por siç theksoi, nuk është një hap i lehtë dhe nevojitet ndjekje e procedurave. “Nuk po na pengon asgjë. Thjesht jemi duke punuar bashkarisht me qeverinë greke në shnumë drejtime. Nuk është aq e lehtë sa duhet. Thua se do shkosh në Hagë, por kjo është një procedurë dhe ne duhet ta ndjekim atë. Dhe duhet të kemi një kornizë të përbashkët. Po punojmë për këtë”,-tha Rama. Pyetjes nëse ky hap mund të ndërmerret brenda vitit, Rama iu përgjigj duke thënë se për këtë çështje po vijon puna me qeverinë greke, megjithëse nuk ndau një afat konkret. “Nuk mund t’ju jap një datë, por jemi në një komunikim të ngushtë me qeverinë greke dhe po punojmë bashkë”,-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

