Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota


Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin dhe kreun e BDI-së Ali Ahmetin.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin dhe kreun e BDI-së Ali Ahmetin. “Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka instuticionet e veta. Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjelkë vetëm dëme. Në bashkëpunim me Maqëdoninë kemi pasur një tryeze nuk e kujtoj vitini, unë kam lehtësuar takimin mes tyre. Nuk ishte e lehtë, të uleshin në tryezë, por ishte kërkesë e tyre nuk ishte nxitja ime. Kur kanë ardhur nuk rrinin dot në një salle me njëri-tjetrin. Unë kam një miqësi që nuk e mohoj me Ali Ahmetin, po askush nuk thotë dot me fakte që unë të kem hyrë në fushatë, larg qoftë. Kam qenë gjithmone respektues. LEXO EDHE:Ndarja nga jeta e ish-emirit të Katarit, Rama: Udhëheqës historik dhe vizionar Ndërkohë Kosova nuk varet nga Shqipëria, unë Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota. Fatmirësisht qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat i kemi të ndryshme”, tha Rama. Lajmi kryesor: Rama: Më 14 korrik do shkoj në Paris, më pas në Bruksel për mbylljen e 3 kapitujve! Protesta ka harruar Zvërnecin, qytetarët po përdoren Xh.K/Shqiptarja.com TAG: edi rama Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.7% Jo! 19.2% Disi! 3.1% Vota total: 2590 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?