Lajme Zone
Rama paralajmëroi ndëshkimet, policia nis zbatimin, gjobitet qytetari që protestoi para Kryeministrisë
PolitikëPolitiko

Rama paralajmëroi ndëshkimet, policia nis zbatimin, gjobitet qytetari që protestoi para Kryeministrisë

Paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për ndëshkimin e protestuesve po shoqërohen me masa konkrete. Një qytetar është gjobitur me 5 mijë lekë të reja vetëm sepse ka marrë pjesë në protestën studentore para Kryeministrisë. Sipas policisë, qytetari nuk ka zbatuar disa herë thirrjet e policisë për të liruar rrugën. Gjoba është bërë publike nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazme

Paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për ndëshkimin e protestuesve po shoqërohen me masa konkrete. Një qytetar është gjobitur me 5 mijë lekë të reja vetëm sepse ka marrë pjesë në protestën studentore para Kryeministrisë. Sipas policisë, qytetari nuk ka zbatuar disa herë thirrjet e policisë për të liruar rrugën. Gjoba është bërë publike nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka publikuar edhe dokumentin e gjobës.

Bardhi e ka cilësuar gjobitjen si arbitraritet dhe cenim të së drejtës kushtetuese për protestë paqësore.

“Gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore”, shkruan Bardhi. Rasti vjen pak ditë pasi Rama paralajmëroi ashpërsimin e masave ndaj pjesëmarrësve në tubime. Paketa e paralajmëruar prej tij u miratua më 28 tetor 2026 nga Këshilli i Ministrave, përmes një akti normativ që parashikon ndryshime në ligjin për tubimet dhe sanksione për shkelje të caktuara gjatë protestave. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm