Lajme Zone
Rama nxjerr sërish blloqet e betonit dhe kërcënon protestuesit: Do të përgjigjen penalisht
PolitikëPolitiko

Rama nxjerr sërish blloqet e betonit dhe kërcënon protestuesit: Do të përgjigjen penalisht

Studentët vijojnë të refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, i cili ka vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë blloqet e betonit me mbishkrimin “Dialog”. Kreu i qeverisë ka përsëritur ftesën për bisedime, por njëkohësisht ka paralajmëruar ndjekje penale për të rinjtë që siç shton, morën peng kryeqytetin përmes akteve të dhunës. Megjithatë, kryeministri e shoqëroi ftesën me paralajm

Studentët vijojnë të refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, i cili ka vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë blloqet e betonit me mbishkrimin “Dialog”. Kreu i qeverisë ka përsëritur ftesën për bisedime, por njëkohësisht ka paralajmëruar ndjekje penale për të rinjtë që siç shton, morën peng kryeqytetin përmes akteve të dhunës. Megjithatë, kryeministri e shoqëroi ftesën me paralajmërime për përgjegjësi ligjore dhe penale ndaj protestuesve, duke i akuzuar se kanë vepruar me fytyra të mbuluara dhe në emër të studentëve.

“Përsëri e përsëri, e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë në çdo vend, në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i impohohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet dhe kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin e ANTIFA- s dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar duhet ta di se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkallës së keqkuptimit të madh“, tha Rama.

Rama theksoi se askush nuk mund t’i imponojë vullnetin një populli të tërë përmes dhunës, gurëve dhe zjarrit, duke nënvizuar se rruga e Shqipërisë drejt integrimit evropian do të vijojë.

“Keqkuptimi i madh ky që të mendosh se mund t’i imponohesh një populli të tërë, mund t’i imponohesh një komuniteti të tërë, mund t’i imponohesh familjeve të zakonshme të këtij vendi që duan të shkojnë në punë me gjuhën e gurit dhe të zjarrit. Keqkuptim shumë i madh që do të kthehet në një mësim shumë të rëndësishëm për këdo që besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë nuk ndryshon. Shqipëria do të vazhdojë drejtë dhe Shqipëria do të çojë atje në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e atij Bashkimi Europian që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh.”, u shpreh kreu i qeverise. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm