Ish-deputeti Ervin Salianji, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka degraduar shtetin në të gjithë drejtimet. Referuar fjalimit të kryeministrit të mbajtur ditën e djeshme, ku preku mediat, Salianji tha se Rama sulmon të gjithë ato media të cilat nuk mundet t’i ketë nën kontrollin e tij. “Rama kërcënoi mediat që nuk I kontrollon dot. Kur sheh Neës24 ky nuk sheh një interes publik që duhet të mbrojë, por të fusë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun. Se këtu skandalet zënë njëri-tjetrin. U harrua trafiku I armëve dhe “KAYO” në shëndetësi, prej së cilës iku dhe ministrja Sala. Llumi është bërë kaq I trashë sa duhet një reagim I fortë. Protestuesit duhen vlerësuar, kanë 120 ditë në bulevard. Opozita duhet të ishte në këmbë, por kanë një reagim katastrofë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
