Joe Biden dhe SHBA-të e kanë tradhtuar UÇK-në dhe Hashim Thaçin. Kjo ishte deklarata e fortë e kryeministrit Rama nga New Yorku, ku komentoi për herë të parë vendimin e Gjykatës së Hagës për të dënuar me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së. I ftuar në takimin e Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama nuk e kurseu ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë i cili në kohën e krijimit të Gjykatës Speciale ka mbajtur postin e zv/presidentit. “Hashim Thaçi nuk është me ne sot sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Bideni që emërtoi George Ëashingtonin e Kosovës e tradhtoi. Sepse edhe pse gjenerali Clark e disa miq të shkëlqyer amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin. Ne kemi kremtuar e do të kremtojmë gjithmonë faktin që si shqiptarë, jemi miq me më të mëdhenjtë e më të fortët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndaj ndihem i tradhtuar sepse jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. E së pari, e mbi të gjitha duke mos lejuar që kjo farsë të niste...”, tha mes të tjerash Rama. LEXO EDHE:SHBA/ Gjykata Supreme i lejon Trumpit të përdorë bazën e të dhënave ‘kontroverse’ për të kontrolluar shtetësinë e votuesve Nga New York-u, kreu i qeverisë u ndal edhe tek një tjetër çështje që nga ngjallur polemika të mëdha jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare: Projekti luksoz në Zvërnec, i lidhur me dhëndrin e Presidentit Donald Trump. Investim amerikan që Rama thotë se nuk do të jetë i vetmi. “Po përgatitemi që të hedhim në vend miliarda jo vetëm me projektin e famshëm, por edhe të jashtëzakonshëm Kushner, por edhe me projekte të tjera të mëdha që kemi në proces e sipër. Gjatë muajve të fundit kam dëgjuar sloganin më të neveritshëm e më të turpshëm që u bë shumë i dëgjuar në Shqipëri: ‘Shqipëria u përket shqiptarëve’. Imagjinojeni për një moment nëse Amerika do t'u përkiste amerikanëve. Jo, Shqipëria i përket Zotit dhe mikut...dhe sigurisht është shtëpia e shqiptarit, por në shtëpinë e shqiptarit duhet të ketë vend për gjithkënd që bujt e vjen, qoftë për strehë e qoftë për të ofruar ndihmë”, tha Rama. E ndërsa kryeministri Rama ndodhet në New York, arrestimi i drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni ka tronditur opinionin publik në Shqipëri e ka ngjallur debate të forta mbi mënyrën e funksionimit të shtetit, por nga SHBA kryeministri Rama kujdeset të theksojë sërish qëndrimin e tij për drejtësinë e re. “Nuk është më ky vendi ku mund të ecësh dorë për dorë me korrupsionin pa pasur asnjë pasojë. Dhe ky është një sukses i madh”, përfi Rama. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:28 Rama nga New York: SHBA dhe Europa s’kanë qenë kurrë më në ndasi sesa sot! Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në një takim në New York të Shteteve të Bashkuara, se sot SHBA dhe shtetet europiane janë më të ndara se kurrë më parë.“Duke e përmbyllur fjalën time, do të doja të thoja diçka tjetër, sepse Martini kaloi nga një pjesë, paqe, paqe, paqe, nga Shqipëria në Kosovë, në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe tha të ndarë, të ndarë, të ndarë. A mos Amerika e bashkuar Martin? A mos është Europa e bashkuar? A njeh ndonjë vend demokratik të bashkuar sot? S’kanë qenë kurrë më në ndasi. S’e kam parë kurrë më të ndarë Francën, Gjermaninë dhe SHBA-të. Në ndasi kemi qenë më të mirët, por tashmë nuk jemi më vetëm, jemi në një klub të madh. Të gjithë janë të ndarë. Ka edhe më keq, të rinjtë tanë janë edhe më në ndasi sesa vendet tona”, tha mes të tjerash Rama. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:26 ‘Jo vetëm projekti i famshëm i Kushner’- Rama nga New York: Po përgatitemi të sjellim miliarda euro investime në Shqipëri Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York se Qeveria po përpiqet që të sjellë në Shqipëri investitorë të fuqishëm të huaj, që do të hedhin miliarda euro.Rama tha se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për projektin që dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, pritet të ndërtojë në ishullin e Sazanit, por edhe për një sërë projektesh të tjera.Duke cituar shprehjen ‘Shqipëria është e shqiptarëve’, kryeministri Rama tha se ky është një slogan i turpshëm, pasi sipas tij, shumë shqiptarë kanë qenë vetë emrigrantë në shtete të tjera. Pra sipas Ramës, ‘nëse Italia do të ishte e italianëve’, shumë shqiptarë që kanë emigruar dhe shkëlqyer në Itali, nuk do e kishin këtë mundësi.“Po përgatitemi që të hedhim në vend miliarda, jo vetëm me projektin e famshëm dhe të jashtëzakonshëm të Kushner, por edhe me projekte të tjera të mëdha. Në Shqipëri gjërat janë shumë të qarta. Pasi kemi kaluar një epokë poshtërimi, kur kushdo që donte të fitonte ndonjë palë zgjedhje në ndonjë vend europian e kishte të lehtë, duke treguar shqiptarët si delja e zezë. Na duhet të bëjmë shumë më tepër me më shumë kurajo, pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike, zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe pa fajësuar të huajt që po vijnë e po na marrin tokën. Gjatë muajve të fundit kam dëgjuar sloganin më të neveritshëm dhe më të turpshëm, ‘Shqipëria u përket shqiptarëve’. Por nëse do të kishte qenë e njëjta gjë për të gjitha vendet ku shkuan dhe lulëzuan shqiptarët, ne s’do të kishim bërë asgjë. Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ashtu si shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, tha kryeministri Rama. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:20 'Armiqtë nuk na sulmojnë me raketa, por përmes rrjeteve sociale', Rama në New Jork: E vërteta nuk ka qenë kurrë më e abuzuar Pjesën e fundit të fjalimit të tij në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork, Rama ia kushtoi ndikimit të rrjeteve sociale, dezinformimit dhe përçarjes në shoqëri. Kryeministri tha se sot kërcënimet nuk vijnë vetëm nga armët, por edhe nga mënyra se si, sipas tij, manipulohet opinioni publik dhe ndikohen të rinjtë përmes platformave sociale. Në vijim, Rama tha se përçarjet nuk janë problem vetëm i Shqipërisë, por edhe i vendeve të mëdha, të cilat, sipas tij, po kalojnë një periudhë polarizimi. Ai shtoi se shqiptarët nuk mund t'i zgjidhin të vetëm këto sfida globale, ndërsa e mbylli fjalën me batutën se "edhe kur bota të bjerë në kolaps dhe njerëzimi të marrë fund, do të mbijetojë një shqiptar që do të thotë: 'Ju thamë'"."Armiqtë e vendeve tona nuk kanë nevojë të na ndjekin me raketa. Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë cdo orë përmes rrjeteve sociale dhe telefonit. Zoti e bekoftë Amendamentin e Parë por nëse ai lejon cdo lloj mbeturine e plehre, nuk po jetojmë më në civilizimin ku arsimi më i mirë, sjellja më e mirë dhe komunikimi është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë. Armiqtë tanë kanë vënë mburojë për njerëzit e tyre. Nuk jam avokat për mbylljen e medias sociale apo për lirinë e shprehjes. Ajo për të cilën avokatoj është se e vërteta kurrë nuk ka qenë më e shpërfillur, më e abuzuar, më e konsuymuar në emër të gënjeshtrës, manipulimit dhe të së keqes. Ndaj më lini të përfj se po jemi të ndarë, por këto ndasi na dëmtojnë vetëm ne dhe ne shqiptarët jemi rritur duke dëmtuar veten për shekuj. Ka një tjetër ndasi që po dëmton botën dhe ndasia në vendet e mëdha që supozohet të na tregojnë rrugën e të mbajnë pishtarin ndezur. U takon atyre të zgjedhin se cfarë duan të bëjnë por si shqiptarë, le të mos tallemi me veten dhe të themi që kjo është diçka që mund ta zgjidhim të vetëm. Ne shqiptarët do të mbetemi shqiptarë, e kur bota të bjerë në kollaps, e njerëzimi të marrë fund do të jetë një shqiptar gjallë që do jetë dëshmitar e do thotë ‘ju thamë’!" tha Rama U.D/Shqiptarja.com Share Ora 16:10 “Dikur korrupsioni ishte kudo, sot luftohet çdo ditë”, Rama në New Jork: Sistemi demokratik i Shqipërisë po ndërton imunitetin e vet Gjatë fjalimit të tij në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork të SHBA-së, kryeministri Rama foli për ndryshimin e rrënjësishëm të Shqipërisë vitet e fundit, duke veçuar jo vetëm zhvillimin ekonomik të vendit por edhe forcimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit."Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria gjatë këtyre viteve. Askush nuk ta fal suksesin. Po, është viti i pestë a i gjashtë, që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relative që është aeroporti me rritjen më të madhe në Europë, por edhe me shifra absolute, me shumë udhëtar se aeroporti i Beogradit. Do të vazhdojë sepse është vetëm fillimi.Nuk është shumë e thjeshtë që ta përtypin të gjithë se kush është Shqipëria, të jetë e aftë të rritet dhe të tregojë këtë kapacitet për ndryshim. Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. Jo se nuk kemi mangësi apo probleme. Martini nuk harroi të përmendte korrupsionin. Ne shqiptarët, ajo që ne e shohim si problem, partnerët europianë e shohin si sukses . Pyetja është a mund të ketë një vend më shumë korrupsion nëse ai luftohet ccdo ditë. A është e vërtetëq që në një vend ku korruprisoni është gjithkund, lufta kundër tij të ndodhë ccdo ditë? Jo nuk është. Dikur në Shqipëri, korrupsioni ishte gjithkund dhe lufta askund. Sot shohim diçka ndryshe. E shohim sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet.Është fjala për një sistem pushtetesh të pavarura që funksionojnë me gjithë defektet, problemet dhe nevojën për tu rritur, por sidoqoftë duke shfaqur çdo ditë faktin që ky nuk është vendi ku mund të ecësh dora dorës me korrupsionin pa asnjë pasojë. Ky është sukses i madh për një vend ku 10 vjet më parë, kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra gjuetarë europianë që kalonin në kufirin tonë, që të bënin festë pa rregulla e kontrolle, të vrisnin majtas dhe djathtas duke lënë pirgje zogsh të ngordhur. Sot vendi proteston për bio diversitetin, vetëm 10 vjet më vonë, pasi ndaluam gjuetinë, rritëm zonat e mbrojtura dhe pasi ndaluam shfrytëzimin e pyejeve, rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve, rritëm shumëfish si kurrë më parë, sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara. Tashmë kemi një Shqipëri të re. Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se vendi mund të jetë më keq nuk ekziston më" tha Rama, U.D/Shqiptarja.com Share R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: edi rama SHBA kosove hashim thaci uck Jared Kushner donald trump Jakup Krasniqi rexhep selimi kadri veseli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento tironsi: 25/09/2026 16:21 po mer plak po ti je si ajo kurva qe skon nga te fryj era me zevendsin e joe biden tonin bone salen non grata tashi ktheve nga trapi se do investoj ne zvernec,, Përgjigju Populli: 25/09/2026 19:36 O lenco po interesin e shqiprise kush e sheh mer jahu Lenci: 25/09/2026 17:28 Shoku kur nuk merr vesh nga politika mos shkruaj kot. Ate mhb me joe biden ai e ka si kunje kunder partise demokratike te USA. Sponsorizimi me i madh i protestave te flamingove sot vjen nga partia e joe biden per te goditur trumpin, sidomos kohet e fundit nga qe jane zgjedhjet midterm na amerike. Secili ne fundit te te fundit shikon te pasmet e veta. Partia e joe biden shikon interesin e vet, edhe gjatoshi shikon interesin e vet sepse sponsorizimet e tyre godasin edhe ate.. Sondazhi i ditës:
22 Shtator, 16:08
Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.2% Disi 11.4% Vota total: 4188 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?
