Eric Wendt Wendt mbërriti në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga përfaqësues të protokollit shtetëror dhe të Ambasadës Amerikane. Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë, duke nisur misionin e tij diplomatik. Ish-gjenerali është zgjedhur nga presidenti amerikan Donald Trump për të drejtuar përfaqësinë diplomatike të SHBA-së në Shqipëri.
Wendt mbërriti në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga përfaqësues të protokollit shtetëror dhe të Ambasadës Amerikane.
Pas rreth 20 minutash qëndrimi në terminalin VIP, diplomati amerikan u largua nga aeroporti drejt Tiranës. Automjeti me flamurin amerikan u drejtua fillimisht për në selinë e Ambasadës së SHBA-së në Rrugën e Elbasanit.
Gjatë dëgjesës së tij në Senatin amerikan, Wendt kishte paraqitur edhe katër shtyllat kryesore mbi të cilat synon të mbështesë mandatin në Shqipëri. Në krye të prioriteteve renditi mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave amerikane, si dhe mbështetjen për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Prioriteti i dytë lidhet me mbështetjen e Shqipërisë në synimin për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Wendt ka vendosur theksin gjithashtu te diplomacia ekonomike dhe tregtare, ndërsa shtylla e katërt lidhet me stafin e ambasadës dhe një linjë pune të cilën e ka quajtur “Faktorët njerëzorë”.
Mbërritja e Eric Wendt i jep fund një periudhe rreth trevjeçare pa një ambasador të SHBA-së në Tiranë, pas përfundimit të mandatit të Yuri Kim në qershor të vitit 2023 dhe vështirësive për konfirmimin e një pasardhësi në Senatin amerikan.
Axhenda e ambasadorit të ri nis menjëherë. Të shtunën paradite ai pritet të shkojë në Pallatin e Brigadave për t'i dorëzuar letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Sipas burimeve diplomatike të cituara nga Top Channel, pas ceremonisë parashikohet edhe një takim kokë më kokë mes Begajt dhe Wendt.
Të hënën, diplomati amerikan pritet të zhvillojë takimin e parë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme me ministrin Ferit Hoxha.
Ndërkohë, më 2 tetor, Ambasada Amerikane në Tiranë pritet të organizojë ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri në një hotel në qendër të kryeqytetit. Vëmendje pritet të marrë edhe lista e të ftuarve në këtë pritje, përfshirë përfaqësimin nga mazhoranca dhe opozita.
Wendt është një Gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.
Administrata e presidentit Joe Biden më herët kishte propozuar diplomatin David J. Kostelancik për këtë post, por kandidatura e tij nuk arriti të finalizohej në Senat. Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump 8 Gusht, 09:23 Gazeta amerikane: Çfarë e pret ambasadorin e ri Eric Wendt në Shqipëri!
25 Shtator, 12:07 Senati jep ”dritën jeshile”, Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA-së në Shqipëri! 5 Gusht, 22:18 mbërrin në shqipëri ambasadori amerikan Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tirana 'vlon' nga skandali i SHISH, Rama jep leksione në New York: Paqja s’është arritje diplomatike 25 Shtator 2026, 14:3414:34Politike Çështja “Hyseni” përplas PD-PS/ Zhupa: Po digjen themelet e shtetit! 25 Shtator 2026, 12:5512:55Politike “Mos qëndroni krah Edi Ramës”/ Protestuesit thirrje gjeneralit Wesley Clark në Nju Jork: Është kriminel (Video) 25 Shtator 2026, 12:1812:18Politike Gazeta amerikane: Çfarë e pret ambasadorin e ri Eric Wendt në Shqipëri! 25 Shtator 2026, 11:5911:59Politike Ndërtimet në Pishë-Poro-Nartë, Zhupa depoziton ankim në Kushtetuese 25 Shtator 2026, 12:0112:01Politike Edi Rama dekoron fshehurazi ambasadoren e Izraelit, peng i frikës nga Erdogani 25 Shtator 2026, 11:5411:54Politike
