Lajme Zone
Rama nën presionin e protestave/ Urdhëron ministrat të shkarkojnë drejtuesit e institucioneve
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rama nën presionin e protestave/ Urdhëron ministrat të shkarkojnë drejtuesit e institucioneve

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij të nisin shkarkimet në krye të institucioneve dhe agjencive që varen prej tyre. Porosia u është përcjellë anëtarëve të qeverisë gjatë ditës së sotme, ndërsa Rama ndodhej në Budva. Vendimi pritet të bëhet publik në ditët në vijim, por deri tani nuk ka një sqarim zyrtar se cilët drejtues do të preken, sa të gjera do të jenë ndryshimet

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij të nisin shkarkimet në krye të institucioneve dhe agjencive që varen prej tyre. Porosia u është përcjellë anëtarëve të qeverisë gjatë ditës së sotme, ndërsa Rama ndodhej në Budva. Vendimi pritet të bëhet publik në ditët në vijim, por deri tani nuk ka një sqarim zyrtar se cilët drejtues do të preken, sa të gjera do të jenë ndryshimet dhe cilat janë arsyet konkrete që kanë nxitur këtë lëvizje.

Njoftimi vjen në një moment të tensionuar politik, kur Rama po përballet me protestën studentore që i kërkon largimin nga qeveria.

Lëvizja e paralajmëruar vjen pas kritikave të përsëritura të Ramës ndaj administratës shtetërore. Rreth një javë më parë, kryeministri paralajmëroi masa ndaj drejtuesve që vonojnë përgjigjet për qytetarët dhe nuk trajtojnë brenda afateve ligjore problemet e adresuara prej tyre. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm