Lajme Zone
Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë burrat e rëndësishëm u ulën këtu për të vendosur si do t’i shkruanin njëri-tjetrit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë burrat e rëndësishëm u ulën këtu për të vendosur si do t’i shkruanin njëri-tjetrit

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, Maqedonia e Veriut, vendin ku 118 vite më parë u hodhën themelet e alfabetit kombëtar, simbol i identitetit, kulturës dhe bashkimit të shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, Maqedonia e Veriut, vendin ku 118 vite më parë u hodhën themelet e alfabetit kombëtar, simbol i identitetit, kulturës dhe bashkimit të shqiptarëve. Gjatë vizitës, Rama u ndal te rëndësia historike e Kongresit të Manastirit, duke e vënë në kontrast me vendimet për luftëra dhe kufij që janë marrë në vende të tjera të Ballkanit. “Në shitoren e Ballkanit ka plot shtëpi ku burra të rëndësishëm janë ulur pas një oxhaku për të vendosur për një luftë për një kufi, derisa këtu në këtë shtëpi 118 vite më parë njerëzit u ulën për të vendosur se si do t’i shkruanin njëri-tjetrit nga Manastiri në Shkodër.” Kreu i qeverisë përmendi gjithashtu figurën e Parashqevi Qiriazit, e cila ishte e vetmja grua pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit, duke e cilësuar si frymëzim edhe për hartimin e abetares së përbashkët me Kosovën. “Mes burrave të këtij Kongresi ishte edhe një grua, Parashqevi Qirjazi që u bë një frymëzim për ne kur bëmë abetaren e përbashkët me Kosovën. Shqipja është në një agresion të madh si të gjithë vendet e vogla në kohën e teknologjisë”, u shpreh Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb