Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja me thikë në Korçë/ Zbulohet dëshmia e 30-vjeçarit: Më sulmuan disa persona që nuk i njoh


Është identifikuar 30-vjeçari që mbeti i plagosur me thikë në fshatin Neviçisht të Korçës. Bëhet fjalë për Anxhelo Briskun, i cili ka marrë plagë në sup dhe në kurriz.

Është identifikuar 30-vjeçari që mbeti i plagosur me thikë në fshatin Neviçisht të Korçës. Bëhet fjalë për Anxhelo Briskun, i cili ka marrë plagë në sup dhe në kurriz. Paraprakisht mësohet se, gjatë deklarimeve të tij, 30-vjeçari ka thënë se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh. Pas plagosjes, Brisku është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr kujdesin mjekësor. Ai raportohet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojnë personat e përfshirë në sulm. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb