Lajme Zone
Reagon policia pas ngjarjes në Korçë/ Ja çfarë deklaroi i plagosuri
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Reagon policia pas ngjarjes në Korçë/ Ja çfarë deklaroi i plagosuri

Policia e Korçës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të n...

Foto ilustruese Policia e Korçës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Neviçisht, pasditen e sotme.

Sipas uniformave blu, rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, 30-vjeçari me iniciale A. B., i dëmtuar me mjet prerës.

Policia njofton se, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflkti në rrugë. Nga ana tjetër, 30-vjeçari është shprehur se, ka qenë duke ecur nga fshati Neviçisht drejt Dishnicës kur është sulmuar nga disa persona që nuk i njeh.

Plagët që ka marrë i ka në sup dhe në kurriz dhe ka deklaruar se është paraqitur vetë në Spital. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoritëve.

Njoftimi i Policisë: “Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoritëve.”./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.