Lajme Zone
Rama ndan pamjet nga Biblioteka e Fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin
PolitikëABC News Albania

Rama ndan pamjet nga Biblioteka e Fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke ndarë në rrjetet sociale pamje nga Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” në Korçë, e cila është transformuar tërësisht në një hapësirë moderne të dedikuar për fëmijët.

Në postimin e tij, Rama vlerëson ndryshimin e bibliotekës, duke theksuar se ambienti i ri është konceptuar për të nxitur leximin, dijen dhe kreativitetin e të vegjëlve.

“MIRËMËNGJES dhe me Bibliotekën e Fëmijëve ‘Thoma Turtulli’ në Korçë, të transformuar tërësisht në një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin e fëmijëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pamjet e publikuara tregojnë ambientet e rikonstruktuara të bibliotekës, të përshtatura për nevojat e fëmijëve dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e edukative.

Transformimi i hapësirës synon ta kthejë bibliotekën në një vend më tërheqës për fëmijët, duke ndërthurur leximin me kreativitetin dhe aktivitetet edukative. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet