Lajme Zone
Rama mohon sot nxjerrjet me forcë, por '5 Maji' dhe Astiri tregojnë një histori tjetër
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mohon sot nxjerrjet me forcë, por '5 Maji' dhe Astiri tregojnë një histori tjetër

Deklarata e Edi Ramës se në Shqipëri nuk ka ndodhur që qytetarët të nxirren me forcë nga banesat e tyre për t’i hapur rrugë një projekti bie në kontrast me raste të dokumentuara të shembjes së banesave dhe përplasjes me banorët. "Absurditeti që në projektet tona ne bëjmë nxjerrje me forcë nga shtëpitë të njerëzve për të imponuar projekte që arkitektët ndërkombëtare i bëjnë pa pasur parasysh njerëz

Deklarata e Edi Ramës se në Shqipëri nuk ka ndodhur që qytetarët të nxirren me forcë nga banesat e tyre për t’i hapur rrugë një projekti bie në kontrast me raste të dokumentuara të shembjes së banesave dhe përplasjes me banorët. "Absurditeti që në projektet tona ne bëjmë nxjerrje me forcë nga shtëpitë të njerëzve për të imponuar projekte që arkitektët ndërkombëtare i bëjnë pa pasur parasysh njerëzit. Mungesë e pajustifikuar respekti për personaliteti për njerëz të një bote ku ka më shumë sens të përgjegjshmërisë dhe sa ka në komentatorët e tyre. Nuk ka ndodhur për asnjë arsye në Shqipëri nxjerrje me forcë nga shtëpia për të zhvilluar një projekt privat. Dhe në asnjë rast asnjë pronari legjitim nuk është pengua liria e tij nëse do të zhvillojë", deklaroi Rama sot.

Në lagjen “5 Maji” në Tiranë, në janar 2022, aksioni për shembjen e banesave u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë. Një prej banoreve, Liza Marku, u tërhoq me forcë nga banesa e saj, ndërsa familjarë të saj u shoqëruan në komisariat. Liza Marku, gjatë protestës në '5 Maj' Vetë Rama, disa javë më vonë, iu përgjigj publikisht kundërshtimeve të banorëve duke deklaruar se “kush nuk del me hir duhet të dalë me pahir” dhe se refuzimi i zgjidhjes së ofruar nuk mund ta ndalonte procesin e zhvillimit. Një tjetër rast ishte zona e Astirit. Banorët protestuan prej muajsh kundër projektit të Unazës së Madhe, sepse traseja prekte banesat e tyre dhe ata kërkonin dëmshpërblim të plotë.

Protestat e banorëve u përshkallëzuan në përplasje me policinë dhe shumë qytetarë u shoqëruan. Banorët e Astirit gjatë bllokimit të Unazës Banorët e Astirit gjatë bllokimit të Unazës Nga 5 Maji te Astiri, historia ka treguar se përplasja mes planeve urbane dhe banorëve nuk ka qenë gjithmonë aq e qetë sa në versionin e sotëm të kryeministrit. Pas kullave, bulevardeve dhe projekteve të mëdha që ndryshojnë pamjen e qytetit, kanë qenë edhe njerëz që kanë kundërshtuar shembjen e shtëpive të tyre dhe kanë dalë në rrugë për të mbrojtur pronën. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm