Edi Rama Duke folur në Konferencën Ndërparlamentare, ai deklaroi se Shqipëria vazhdon ta shohë anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një objektiv të përbashkët, duke e përshkruar vendin si ende “të dashuruar” me BE-në. Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje përfaqësuesve evropianë që të mos e braktisin Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt integrimit, pasi një skenar i tillë do të përbënte një dështim edhe për vetë Evropën. Duke folur në Konferencën Ndërparlamentare, ai deklaroi se Shqipëria vazhdon ta shohë anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një objektiv të përbashkët, duke e përshkruar vendin si ende “të dashuruar” me BE-në.
Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te protestat e zhvilluara përpara Kryeministrisë, duke iu referuar sërish flamingove që janë përdorur gjatë tubimeve. Sipas tij, rritja e pritshmërive të qytetarëve lidhet me faktin se shqiptarët tashmë besojnë se gjërat mund të bëhen më mirë dhe kërkojnë më shumë.
“Dua thjesht të ndaj me ju disa mendime. Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që ju jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i mundur që nuk do të gjeni më aq shumë apo të duken aq bukur sa në fotot që shpërndajnë kolegët tuaj, por po u referohem atyre sepse janë shembulli më i mirë. Besoj që Shqipëria ka bërë mjaft përparim në dekadën e fundit dhe ka kaluar nga një epokë kur njerëzit mendonin që gjërat mund të bëheshin më keq te një epokë kur gjërat mund të jenë më mirë. Ky është revolucion i rritjes së pritshmërive. Njerëzit e kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart, të bëhet komplet ndryshe, që shumë gjëra po lëvizin dhe që ka zhvillim të dukshëm oër këdo. Në të njëjtën kohë kanë pyetje dhe me të drejtë, është e natyrshme të kombinohen edhe me ankthin që të jep koha e sotme, në njëfarë mënyrë duket sikur je në Europë, në aspektin e ankthit, pasigurive, njëfarë shkalle vetmie që bëhet gjithnjë e më shumë e pranishme në jetët tona dhe hapësirën e demokracisë kur ky hutim i madh mes lirisë së fjalës ka çuar në njëfarë trysnie që vjen nga shumë lajme të pasakta dhe teori konspirative që kanë shtuar barrën e rëndë sociale. Nga ana tjetër, krahasuar me të dhënat e BE, kemi një përparësi të madhe: ende e dashurojmë BE. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja ku më shumë merret si e mirëqenë BE, si të ishte martesë, kurse ne jemi plotësisht të angazhuar, debatojmë shumë gjëra, çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njëri-tjetrin, ama për një gjë kemi rënë të gjithë dakord: për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës dhe e dashurojmë Evropën. Unë shpresoj shumë që mos të na lini përsëri në baltë sepse shkon përtej, është të lësh në baltë edhe vetveten. Nëse Evropa do të lërë në baltë BE, do të jetë dështimi më madhor”, tha Rama.rama në konferencën ndërparlamentar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama në konferencën për BE-në: Po ju flas anglisht, por s’kam besim te përkthyesit 28 Shtator 2026, 11:0011:00Politike Protesta e 5 tetorit, kulmi i Revolucionit të Flamingove! 28 Shtator 2026, 10:2510:25Politike Çështja e Vlora Hysenit, mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurimit 28 Shtator 2026, 10:0510:05Politike Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave 28 Shtator 2026, 08:4708:47Politike Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare 28 Shtator 2026, 07:5507:55Politike "Rama foli sikur sapo ishte dënuar", Shehaj: Frika e tij është përballja me drejtësinë 27 Shtator 2026, 18:3818:38Politike
