Jurgen Kole / Drejtori i Operacioneve i SHISH-it, i besuari i Vlora Hysenit, akuzohet për përgjime, kërcënime e pazare me biznesmenë e zyrtarë, duke përfituar 42 hektarë toka në Tiranë e 9 pronësi... Disa herë "Pamfleti" ka denoncuar faktin se, menjëherë pas emërimit në detyrë në muajin prill 2023, Vlora Hyseni krijoi një "SHISH" paralel ilegal, me aktivitet jashtë kornizës së detyrës kushtetuese, në shërbim të interesave të saj, të kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale.
Për të realizuar aktivitetin antikushtetues, Vlora Hyseni krijoi një strukturë speciale me individë të besuar brenda SHISH-it në qendër e prefektura, duke u dhënë postet kyçe të drejtimit të sektorëve të gjurmimit, hartimit të raporteve, arkivës fizike e elektronike të dosjeve, kontakteve me agjencitë në Shqipëri e agjencitë partnere.
Një prej të besuarve që Vlora Hyseni e ngarkoi të organizonte dhe realizonte veprimtarinë e paligjshme në emër të Shërbimit Informativ Shtetëror është Jurgen Kole, Drejtor i Operacioneve në SHISH, sektori që programon, orienton, organizon dhe cakton veprimtarinë e agjentëve.
Referuar pozicionit dhe të dhënave të grumbulluara e të dala nga përgjimet, SPAK ka vendosur të marrë në pyetje Drejtorin e Operacioneve të SHISH-it, Jurgen Kole, me statusin e dëshmitarit e personit në dijeni, vetëm për frekuentimet e Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit në lokalin e tij.
Por dosja e Vlora Hysenit është gjysmake, pa bërë pjesë të hetimit të thelluar vartësin e saj të "punëve të zeza", Jurgen Kole; për të cilin, vetëm gjatë periudhës prill 2025 - gusht 2026, SPAK dhe BKH kanë marrë 253 denoncime nga biznesmenë, zyrtarë, media e oficerë të SHISH-it.
Bëhet fjalë për aktivitetin kriminal të drejtorit Jurgen Kole në ngarkimin e agjentëve të SHISH-it me detyra gjurmimi, përgjimi, regjistrimi video-audio, fotografime, provokime, infiltrime e presione jashtë përcaktimit ligjor, duke shfrytëzuar detyrën si Drejtor Operacional në shërbime private të Vlora Hysenit.
Në denoncimet e biznesmenëve dhe disa zyrtarëve të pushtetit lokal e qendror flitet për tmerrin që ata kanë përjetuar nga agjentët e përdorur prej Jurgen Koles dhe direkt prej këtij.
Pasi i përgjonte me agjentë të SHISH-it të ngjitur "pullë poste", Jurgen Kole u hartonte raporte me gjetje e sajesa dhe, nëpërmjet sekserëve, i vinte në dijeni si shenjë presioni.
U ofronte pazare, për të mos u lënë gjumë në regjistrat e SHISH-it dhe për të mos i raportuar për ndjekje në Polici, SPAK e Prokurori, duke rënë dakord për të marrë çeqe e pasuri.
Me këtë skemë, sipas denoncimeve që disponon SPAK, Drejtori i Operacioneve i SHISH-it, Jurgen Kole, ka përfituar 42 hektarë toka në Arbanë, Vaqarr, Ndroq, Dajt, Petrelë e Bërzhitë, si dhe ka marrë 4 apartamente e 5 njësi tregtare në Tiranë, Durrës, Vlorë e Sarandë.
Informacioni konfidencial që "Pamfleti" ka siguruar nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të SHISH-it, Rafail Milo, bën me dije se ish-Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, në muajin shtator 2025, dhe drejtuesi aktual, Klodian Braho, në muajin maj 2026, i kanë kërkuar drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, të dhëna lidhur me akuzat dhe provat në denoncimet për drejtorin operacional Jurgen Kole.
Në përgjigjet e saj, Vlora Hyseni mohoi që vartësi Jurgen Kole të jetë përfshirë në veprime të paligjshme gjatë detyrës e jashtë saj; duke e mbrojtur si "zar" të saj për krimet që kanë bërë bashkë, fakt që e tregoi frekuentimi i lokalit të tij nga Vlora Hyseni me Ergys Agasin.
Një nga krimet që ka organizuar dhe realizuar Jurgen Kole i SHISH-it ishte gjurmimi i editorit të "Pamfleti", Gjergj Zefi, dhe kërcënimi në emër të Vlora Hysenit, me nr. telefoni: 069 75 01 908.
Kërcënimi ndaj Gjergj Zefit u bë për të mos publikuar zullumet e Vlora Hysenit si drejtore e SHISH-it dhe për të hequr shkrimin për familjarët e saj trafikantë ndërkombëtarë, Izet e Skënder Hyseni nga Kosova, të dënuar në Gjermani.
Investigimi që bëri "Pamfleti" zbuloi se numri i telefonit ka përdorues një shtetas me emrin "Bardhok Biba", banues në Lezhë, ndërsa regjistrimi si abonent në kompaninë celulare është me emrin "Ani Kastriot Borshi", datëlindja 2 shkurt 1997, me ID: J75202048T. (Vijon...)/Pamfletijurgen kole Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ismail Shehu i KPP-së fik “radarët” e garës për “fshatin e gruas”. Rasti “Top Oil”, shembull i manipulimit të tenderave 26 Shtator 2026, 17:3617:36Anti-Mafia Nuk ndalet batërdia me buxhetin e shtetit; 'MobAL' pa asnjë aktivitet, 22 milionë euro pa plan shpenzimesh 26 Shtator 2026, 12:1712:17Anti-Mafia Skema mafioze e Aeroportit të Vlorës; PPP e Pacollit, Shkolla e Aviacionit dhe 'Timak Aviation' e izraelitëve Yeffet-Federmann e 'Air Albania' 25 Shtator 2026, 12:0712:07Anti-Mafia Elton Beqiraj, 'lavatriçja' e Salvatore (Shpëtim) Aliut: 20 kompani për të pastruar paratë e kokainës, jashtë sekuestros së SPAK-ut 24 Shtator 2026, 12:2812:28Anti-Mafia Trafikanti Gjergj Luca merr monopolin e analizave ushqimore: laboratori i tij certifikon sigurinë e ushqimeve në Shqipëri 24 Shtator 2026, 10:5310:53Anti-Mafia Relacioni i Vlora Hysenit me Ergys Agasin nuk është histori rozë; ‘dashuria’ e ka dorëzuar sigurinë kombëtare në duart e krimit 23 Shtator 2026, 13:4513:45Anti-Mafia

