Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në Pallatin e Brigadave. Sipas axhendës takimi do të nisë në orën 09:30 dhe fjalën hapëse do ta ketë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit. Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare. LEXO edhe...Protestuesit para Kryeministrisë, Rama në zyrë! Shefi i qeverisë publikon VIDEON: Thirrja 'Rama jepe dorëheqjen' më ekzalton! Mbledhja e Grupit të PS nesër, reflektim mbi ‘bulevardin e flamingove’ Mbrëmjen e djeshme Rama publikoi një pjesë të fjalimit, që pritet, të mbajë sot në mbledhje. Në videon e publikuar në “Facebook”, Rama u shfaq duke shkruar fjalimin, ndërsa në sfond dëgjohej kori i protestuesve me thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen”, për të cilin ai shprehet me ironi se e “ekzalton”. "Mbledhja fillon në 09:30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove, ai që ishte se ky që ka mbet është i sorrave dhe i korbave”, tha Rama. Axhenda:Hapja e mbledhjes ora 09:30Niko Peleshi do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e KuvenditTaulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentarKryeministri Rama - fjalën përmbyllëseLajm ne përditësim... Xh.K/ReportTv.al edi rama PS niko peleshi grupi parlamentar i ps taulant balla Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 28% Nuk e di 7.8% Vota total: 5553 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

