Lajme Zone
Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

Në nisje të sezonit të ri politik, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një takim dyditor në Pogradec, më 23 dhe 24 gusht.

Në nisje të sezonit të ri politik, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një takim dyditor në Pogradec, më 23 dhe 24 gusht.

Gazetari dhe analisti Artur Nura thotë se mund të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, ku përfliten 6 ministra.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Nura u shpreh se Rama duhet të plotësojë kërkesat e drejta të protestuesve në shesh. “Përderisa ka ndryshuar strategji, duhet të ndërrojë edhe disa pjesë të kabinetit. Kjo është qasje e mirëmenduar e qeverisë shqiptare. Sipas mendimit tim, do ketë ndryshme. Përflitet deri në 6 ministra do jenë në lëvizje. Deri dje kishim në rrugë PD, që nuk kishte alternativa. Sot, sheshi duhet konsideruar. Duhet të përballen me kërkesat e drejta të sheshit. Sheshi është modest, por shqetësimet e njerëzve janë në kafene, në zyra. Atyre duhet t’u jepet përgjigje. Edhe kryeministri e ka pranuar, edhe në administratë ka problematika. Këto duhen konvertuar në zgjidhje politike. Sipas mendimi tim, do kemi kabinet të rinovuar, me fytyra të reja”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Artur Nura