Një prej protestuesve, gjatë tubimit të mbrëmjes së sotme, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një mesazh të fortë, duke paralajmëruar përfshirjen e një brezi të ri në protestat kundër qeverisë. “Në shtator do të kesh një rini që nuk njeh parti dhe organizata, që do të punojë vetëm për atdheun, ashtu siç ti nuk ke punuar kurrë”, u shpreh protestuesi. Ai theksoi se të rinjtë duhet të angazhohen përtej ndarjeve politike dhe organizimeve partiake, duke e paraqitur këtë si një qëndresë në emër të interesit të vendit. Deklarata u bë gjatë protestës së 84-të, ku protestuesit vijuan marshimin dhe përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
