Ditmir Bushati & Edi Rama 84 ditë kundër Ramës, Bushati: Protestat më masive pas komunizmit, vendi vuan “kapitalizmin grabitqar” Protesta që prej 84 ditësh kërkon largimin e Edi Ramës nuk është më, sipas Ditmir Bushatit, një revoltë që mund të reduktohet te mbrojtja e një zone natyrore. Ish-ministri i Jashtëm e lexon atë si shpërthimin e një pakënaqësie shumë më të thellë ndaj mënyrës se si është zhvilluar Shqipëria dhe se si është ndarë pasuria dhe hapësira publike.
Në një intervistë për podkastin e “The News Agents”, Bushati i ka cilësuar protestat ndër më masivet dhe intensivet që Shqipëria ka parë që prej rënies së komunizmit.
Por më e fortë se përmasat e protestës është diagnoza që ish-ministri i bën modelit ekonomik dhe politik që ka ushqyer pakënaqësinë.
Sipas Bushatit, Shqipëria ka kaluar përmes një “kapitalizmi grabitqar”, ku të mirat dhe hapësirat publike janë tkurrur vazhdimisht dhe janë “privatizuar” nga një grusht njerëzish.
Dhe kritika e tij shkon përtej ekonomisë. Ish-ministri thotë se qytetarët po kuptojnë se modeli i reklamuar si zhvillim gjatë viteve të fundit ka ardhur me një faturë tjetër: liritë e tyre politike dhe ekonomike.
“Njerëzit po kuptonin se i ashtuquajturi zhvillim që kemi parë gjatë viteve të fundit po ndodhte në kurriz të lirive të tyre politike dhe ekonomike”, deklaron Bushati.
Ditmir Bushati: Mendoj se ato [peotestat] kanë qenë në epiqendër të debatit publik dhe vëmendjes publike, sepse është hera e parë që nga rënia e komunizmit që kemi protesta kaq masive dhe intensive në rrugët e Tiranës. Por, në të njëjtën kohë, kemi parë edhe mobilizimin e diasporës sonë. Një e treta e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë, kryesisht në kryeqytetet perëndimore. Ata kanë organizuar gjithashtu tubime në mbështetje të kauzave që janë mbrojtur dhe promovuar nga protestuesit këtu në Tiranë.
-Në pamje të parë, duke e parë këtë çështje, mund të mendosh se kjo është një çështje relativisht e vogël që lidhet me një rezervat natyror në një ishull të caktuar. Pse e ka ndezur kaq shumë situatën?
Ditmir Bushati: Sepse kjo ka të bëjë edhe me kapitalizmin grabitqar që kemi përjetuar gjatë 30–35 viteve të fundit, ku të mirat publike dhe hapësira publike janë tkurrur gjithnjë e më shumë dhe të mirat publike dhe hapësira publike janë, në njëfarë mënyre, “privatizuar” nga një grusht njerëzish. Ka një frustrim në rritje për sa u përket pabarazive, mungesës së mundësive. Njerëzit po kuptonin se i ashtuquajturi zhvillim që kemi parë gjatë viteve të fundit po ndodhte në kurriz të lirive të tyre politike dhe ekonomike. Pra, është shumë më tepër sesa mbrojtja e natyrës. Ka të bëjë me mënyrën se si zhvillohet jeta publike në këtë vend; ka të bëjë me mënyrën se si mundësitë ekonomike shpërndahen në mënyrë të pabarabartë në shoqëri. Por mënyra se si unë i shoh protestat është si një thirrje për pajtim mes mbrojtjes së mjedisit ose natyrës dhe zhvillimit. Pra, për një pajtim mes të mirave publike dhe të mirave private, dhe shpresoj që ky të jetë një moment përcaktues për Shqipërinë, që gradualisht të kalojë drejt një lloji tjetër kapitalizmi, nga ai grabitqar që kemi përjetuar gjatë 30–35 viteve të fundit, drejt një kapitalizmi më social.bushati rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama sulmon flotiljen që mbërriti për Sazanin: Revolucionarë të rrenave 22 Gusht 2026, 18:0218:02Politike Presidenti Begaj takim në provincën e Tarantos: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane 22 Gusht 2026, 16:2516:25Politike Edi Rama nis nesër “maratonën” 4 ditore në Pogradec 22 Gusht 2026, 15:0415:04Politike Nafta 220 lekë/litri, Berisha: Çmimi më i lartë në raport me pagat, shkak taksat e larta të qeverisë 22 Gusht 2026, 13:2813:28Politike PD kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend 22 Gusht 2026, 12:5812:58Politike Vrasja e portugezit në Ksamil, Berisha: 3 efektivë morën anën e killerit 22 Gusht 2026, 12:3312:33Politike

