Lajme Zone
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e PS, protestuesit i 'shkojnë' sot në seli: Nuk na përfaqësojnë!
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e PS, protestuesit i 'shkojnë' sot në seli: Nuk na përfaqësojnë!

Protesta zhvendoset sot përballë selisë së PS-së, ndërsa kryeministri Edi Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë. Kjo është skema që pritet të zhvillohet sot në Tiranë, ku në orën 17:30 aktivistët kanë thirrur një tubim përpara selisë rozë, ndërsa në të njëjtën orë Edi Rama ka planifikuar mbledhjen e qeverisë bashkë me drejtues të Partisë Socialiste. Thirrja për protestë erdhi pas tubimit t

Protesta zhvendoset sot përballë selisë së PS-së, ndërsa kryeministri Edi Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë. Kjo është skema që pritet të zhvillohet sot në Tiranë, ku në orën 17:30 aktivistët kanë thirrur një tubim përpara selisë rozë, ndërsa në të njëjtën orë Edi Rama ka planifikuar mbledhjen e qeverisë bashkë me drejtues të Partisë Socialiste.

Thirrja për protestë erdhi pas tubimit të 89-të të zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Protestuesit marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Edi Ramës. I frikësuar nga protesta? Rama ndryshon vendin e takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë

28 Gusht, 12:29 Pas përfundimit të protestës, një prej aktivisteve u bëri thirrje qytetarëve që të zhvendosen sot përpara selisë së PS-së.

“Nesër në orën 17:30 PS mblidhet te selia për mbledhje. Të shkojmë atje me vezë dhe të protestojmë e t’u tregojmë se nuk na përfaqësojnë”, tha ajo.

Në krahun tjetër, Edi Rama do të mbledhë ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar vijimin e aksionit politik të socialistëve në territor.

Mbledhja vjen pas dy ditësh takimesh në Pogradec, ku PS prezantoi edhe platformën “Pasqyrë Albania”, të konceptuar për mbledhjen dhe ndjekjen e ankesave të qytetarëve.

Sipas planit të socialistëve, problematikat e ngritura duhet të marrin përgjigje brenda dy javësh. Platforma parashikon mekanizma për mbledhjen e ankesave dhe gjurmimin e tyre në ministri, bashki dhe institucione të tjera.

Në sfond është edhe përgatitja e strukturave socialiste për zgjedhjet lokale të vitit 2027, ndërsa në fillim të shtatorit pritet mbledhja e Asamblesë së PS-së. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm