Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbledh kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës, pret propozimet për hartën territoriale (VIDEO)


Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe organizimin e njësive vendore.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kuç të Vlorës, kryetarët e bashkive të PS në të gjithë vendin, në të parin takim pas hartës së re të propozuar nga mazhoranca për reformën administrative-territoriale. Të pranishëm janë edhe Ervin Demo, ministri për pushtetin Vendor dhe Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i komisaionit të posacëm parlamentar i cili nuk prodhoi një draft me konsensus politik. Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. PD nga ana tjetër propozon 100 bashki. Projekti është kundërshtuar në shumicën e bashkive të cilat preken nga harta e re, çka pasoi ftesën publike të shefit të qeverisë për një konsultim të gjerë publik me qytetarët dhe kryebashkiakët. LEXO EDHE:Himarë/ Kishte kthyer në ‘fole’ droge lokalin e natës në Potam, arrestohet pronari! Në pranga edhe punonjësi (VIDEO) Drafti i është dorëzuar të gjitha bashkive të vendit. Pritet që gjatë takimit të sotshëm, kryetarët e bashkive të shpalosin në tryezë propozimet e tyre, të cilat i kanë marrë në takime konsultative me qytetarët. Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe reflektimin e tyre në draftin final që do të dërgohet për votim në Kuvend. Shumica e kundërshtive kanë pasur bazë largimin e shërbimeve në bashkitë qendrore ku ata bashkohen, por nga mazhoranca është theksuar se në bashkitë aktuale që shkrihen, do të qëndrojë një nënkryetar. P.J/Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Vlore qeparo edi rama kryebashkiaket Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.1 / 5 (14 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento rezi: 12/08/2026 13:29 Mos hap vatra të reja zjarri o Edi Rama se do digjesh vetë,lere këtë punë... Përgjigju Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.2% Vota total: 3245 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?