Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përpiqet të bindë shqiptarët se pas gjimnazistëve dhe studentëve qëndrojnë forca nga Rusia apo Irani.
Berisha thekson se si një kriminel, Rama lau duart nga çdo përgjegjësi.
Lideri i demokratëve u bëri thirrje forcave të policisë që të mos mbrojnë një njeri që ka shpopulluar vendin. “U përpoq të bindë se qenkan Rusia, Irani, etj., prapa gjimnazistëve dhe studentëve shqiptarë.
Si kriminel lau duart nga çdo përgjegjësi.
U bëri thirrje forcave të rendit të shndërrohen në mburojë të tij, por unë jam këtu për t'u bërë thirrje punonjësve të policisë shqiptare mos mbroni një njeri, i cili ka përzënë nga vendi i tij gjysmën e shqiptarëve me varfërinë që ka krijuar, mos mbroni njeriun që ka përvetësuar miliarda euro nga taksat dhe djersa juaj.
Mos mbroni një regjim që është sjellë më keq se çdo pushtues me shoqërinë shqiptare”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

