Miratimi i Reformës Territoriale në orët e vona të natës së mbrëmshme u shoqërua me tensione dhe përplasje në sallën e Kuvendit. Pas një seance maratonë, mazhoranca arriti të sigurojë 85 vota pro, ndërsa opozita votoi kundër me 34 vota. Një nga momentet më të 'nxehta' ishte shfaqja në sallë e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila prej disa seancash kishte munguar në Parlament. Prania e saj në momentin e votimit të reformës shkaktoi reagime të forta nga deputetët demokratë, të cilët e pritën me thirrje si “hajdute”, “e korruptuar”, “dil jashtë” dhe “në burg”. Situata u tensionua më tej kur deputetët e opozitës nisën protestën brenda sallës dhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi bidonë me ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke lagur edhe disa deputetë socialistë. Ndërkohë, Klevis Balliu zgjodhi një tjetër mënyrë për të protestuar, duke përdorur një bori kamioni dhe duke krijuar zhurmë në sallën e seancave plenare. Në krahun e mazhorancës, kamerat fiksuan edhe momente të tjera gjatë votimit, kur deputeti Erion Braçe u pa me duar në kokë, ndërsa Elisa Spiropali qëndroi në këmbë gjatë procesit të votimit. Pavarësisht tensioneve, votimi përfi me miratimin e Reformës Territoriale me 85 vota pro dhe 34 kundër.
Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama u largua nga salla i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. Rama u shfaq duke qeshur dhe ndaloi për disa çaste së bashku me ta, ndërsa zhvillonin një bisedë. Kështu, pas disa orësh debatesh dhe përplasjesh politike në Kuvend si dhe protesta periodike si para parlamentit, ashtu edhe në dias rrethe të vendit, mazhoranca arriti të kalojë reformën që ndryshon hartën administrative të vendit, e cila parashikon reduktimin e bashkive nga 64 në 46. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

