Lajme Zone
Rama kundër Ramës/ “Nuk do t’i tregoj njerëzve përralla”, çfarë deklaronte kryeministri kur ishte në opozitë: 3 gjërat që do të bëj ndryshe nga Berisha (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb

Rama kundër Ramës/ “Nuk do t’i tregoj njerëzve përralla”, çfarë deklaronte kryeministri kur ishte në opozitë: 3 gjërat që do të bëj ndryshe nga Berisha (VIDEO)

Deklaratat e kryeministri Edi Rama të bëra në kohën kur ishte në opozitë, nxjerrin në pah të kundërtën e veprimeve të tij sot në pushtet.

Deklaratat e kryeministri Edi Rama të bëra në kohën kur ishte në opozitë, nxjerrin në pah të kundërtën e veprimeve të tij sot në pushtet. Në atë kohë Rama deklaronte se do të kishte ndryshe nga opozita tre gjëra të rëndësishme sipas tij, “nuk do tregonte përralla, do merrej me qeverisjen e vendit dhe nuk do fajësonte opozitën për gjërat që nuk funksiononin dhe se do të linte çdo pushtet që nuk varej nga kryeministri të bënte punën. Por duket se sot pas 13 vitesh në pushtet, kryeministri ka harruar se çfarë deklaronte. “Së pari nuk do t’i tregoj njerëzve përralla. Së dyti do të merrem me qeverisjen e punëve të vendit, dhe nuk do merrem me opozitën dhe nuk do t’u them njerëzve se opozita e ka fajin për çdo gjë që këtu nuk funksionon. Së treti do të lë në punën e tyre pushtetet që nuk varen nga kryeministri”, ka thënë në atë kohë kryeministri Edi Rama. Ndërkohë qytetarët protestojnë prej 3 muajsh dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës të cilin e akuzojnë për korrupsion. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama opozite