Lajme Zone
Rama kundër Ramës/ “Jemi në mes të Europës dhe nuk kemi shërbim shëndetësor”, çfarë deklaronte kryeministri në opozitë dhe çfarë bëri kur erdhi në pushtet (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb

Rama kundër Ramës/ “Jemi në mes të Europës dhe nuk kemi shërbim shëndetësor”, çfarë deklaronte kryeministri në opozitë dhe çfarë bëri kur erdhi në pushtet (VIDEO)

Ndërsa sot bëhen 89 ditë nga protesta që mbahet në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, disa nga premtimet që kryeministri Rama bënte kur ishte në opozitë tregojnë qasjen e tij të kundërt sot në pushtet.

Ndërsa sot bëhen 89 ditë nga protesta që mbahet në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, disa nga premtimet që kryeministri Rama bënte kur ishte në opozitë tregojnë qasjen e tij të kundërt sot në pushtet. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Në deklaratat e tij në atë kohë, Rama kritikonte qeverinë e asaj kohë se nuk ka arritur të krijojë një shërbim shëndetësor për shqiptarët, ndërsa sot vetë kryeministri Rama akuzohet nga qytetarët për korrupsion dhe një shëndetësi që nuk u përgjigjet qytetarëve. “Jemi në një 100 vjet shtet shqiptar, në mes të Europës dhe kemi një shërbim shëndetësor që nuk ka lidhje fare as me shekullin ku jetojmë as me kontinentin ku jetojmë dhe as me faktin që kemi 100 vjet që përpiqemi të ndërtojmë shtet. Ne ende nuk kemi arritur të ndërtojmë një shtet në shërbim të qytetarëve”, ka thënë në atë kohë Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama