Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar që të lirohen 20 qytetarët, që janë ndaluar gjatë ditës së sotme. Revolta e qytetarëve është e qartë. Një nga protestuesit u shpreh se Rama është krimineli më i rrezikshëm që ka Europa. Sipas tij, Rama ka bërë që burrat të jenë nëpër burgje dhe gratë e fëmijët të qajnë nëpër shtëpia. Ai kërkoi largimin e mënjëhershëm të qeverisë. Protestuesi: Unë kam jetuar dhe në kohën e Partisë së Punës dhe tani. Enveri kishte disa burgje, kurse ky ka rritur numrin e burgjeve në mbarë vendin.Rama është krimineli më i rrezikshëm në Europë. Ky po fut burrat në burg dhe po lë gratë e fëmijët që qajnë në shtëpi. E kanë kuptuar shqiptarët që ky është hajduti më i rrezikshëm në Europë. Të shporret kjo qeveri mafioze. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: drejtoria e policise protestuesi
