Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës


Me thirrjet “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”, ka vijuar marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në protestën e 122-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”, ka vijuar marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në protestën e 122-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar marshimin dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. “Shqipëria kërkon revolucion”, “Arrestoni Ramën” dhe “Ju erdhi fundi” kanë qenë disa prej sloganeve të dëgjuara gjatë tubimit. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike, duke kërkuar ndryshime të thella në mënyrën e qeverisjes dhe në institucionet e vendit. Në fokus të protestës kanë qenë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesa që institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe të ndjekin penalisht zyrtarët ndaj të cilëve ka dyshime apo procedime. Gjatë marshimit, protestuesit i kanë bërë thirrje SPAK-ut që të veprojë sa më shpejt ndaj zyrtarëve që ata i akuzojnë për korrupsion. Mesazhi i përcjellë prej tyre është se drejtësia duhet të veprojë pa vonesa dhe pa ndikime politike. Protesta vijon prej 122 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Ata kanë deklaruar se revolta do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e paraqitur protestën si një përballje jo vetëm me qeverinë aktuale, por edhe me atë që e konsiderojnë si “klasën e vjetër politike”.

Marshimi në kryeqytet është shoqëruar me thirrje dhe slogane të njëpasnjëshme, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës pas tubimit përpara Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama