Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama, jep dorëheqjen deri në orën 13:00”/ Protestuesi për ultimatumin e studentëve: Nuk mori vesh me të mirë! Tani e ka në dorë populli


Protestuesit i kanë dhënë një ultimatum kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen deri në orën 13:00.

Protestuesit i kanë dhënë një ultimatum kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen deri në orën 13:00. Një prej protestuesve, në një prononcim gjatë tubimit, u shpreh se kryeministri nuk ka reaguar ndaj kërkesave të të rinjve dhe se tashmë, sipas tij, përgjegjësia për zhvillimet e mëtejshme u takon qytetarëve. “Kur nuk merret vesh me të mira, populli e ka vetë në dorë. Ai e zgjodhi, ai e rrëzon”, deklaroi protestuesi. Ai theksoi se ultimatumi i studentëve për dorëheqjen e Ramës është deri në orën 13:00, duke paralajmëruar se, nëse kërkesa nuk plotësohet, të rinjtë do të vendosin për hapat e mëtejshëm. “Ultimatumi i studentëve për dorëheqje është deri në orën 13:00. Nëse nuk zbatohet, studentët do të marrin rrugën e tyre dhe ne do t’i mbështesim, sepse për fëmijët tanë kemi dalë”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb