Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Rama i quan protestuesit sorra e korba/ Eksperti i IT me mbishkrimin simbolik në studion e “News24”, ironizon kryeministrin: ‘Kufomë politike’! Ne si sorra na ka thirrur era e coftinës politike…


Eksperti i IT , Besmir Semanaj në një intervistë në “News24” foli për protestën kundër kryeministrit Edi Rama e cila sot hyn edhe në ditën e 77 të saj.

Eksperti i IT , Besmir Semanaj në një intervistë në “News24” foli për protestën kundër kryeministrit Edi Rama e cila sot hyn edhe në ditën e 77 të saj. Në studion e News24 u shfaq edhe me një bluzë me mbishkrimin “Sorrat nga diaspora”, si ironi ndaj deklaratave të Ramës. Ai theksoi se kryeministri përveçse nuk di se si të qeverisë vendin, nuk ia ka idenë se sorrat janë shpendë që kanë disa cilësi të mira. “Zoti Rama dhe shpura që e rrethon qytetarët i quan sorra. Unë preferoj të jem te pjesa e sorrave sepse përveç pjesës se janë injorantë edhe nga pjesës se nuk po dinë të qeverisin, duket se janë injorantë edhe nga pjesa e zoologjisë. Sorra ka tre cilësi. Mbahet si një ndër shpendët më të zgjuar. Protestuesit që quhen të tillë janë aq të zgjuar sa për ta kuptuar realitetin politik. Veçori tjetër është shpendi që ka memorien më të gjatë. Ne nuk harrojmë 34 vite tranzicion që nuk po përfn kurrë. Përveçse se na dëbuan, po shesin çdo pronë shtetërore e private. Aferat e korrupsionit sa qindra milionë euro janë abuzuar. Kemi AKSHI-n që SPAK e quan organizatë kriminale. Veçoria e tretë për sorrat është se në përgjithësi mblidhen aty kur ka kërm. Ne si sorra na ka thirrur era e coftinës politike që ka sunduar e drejtuar Shqipërinë. Në momentin që na quajnë sorra automatikisht veten e kaluar si kufomë politike. Dhe do të jenë këto sorra që do të arrijnë të hanë edhe copën e fundit të kësaj coftine politike. Më pëlqen ta përshkruaj veten si sorrë për këto tre cilësi që ka sorra.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb