Lajme Zone
Rama i del në mbrojtje Hysenit, sulmon median dhe i kërkon drejtësisë “kujdes” për ish-kreun e SHISH
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rama i del në mbrojtje Hysenit, sulmon median dhe i kërkon drejtësisë “kujdes” për ish-kreun e SHISH

Edi Rama thotë se arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, është “çështje individuale” mes saj dhe drejtësisë. Por nga Rinasi, kryeministri gjeti kohë të fliste gjatë për të njëjtën çështje, ta cilësonte masën e sigurisë “ekstreme”, të ngrinte shqetësimin për dëmin ndaj SHISH-it dhe, në mënyrë jo fort të tërthortë, t’u kujtonte prokurorëve dhe gjyqtarëve se edhe ata duhet të jenë nën “

Edi Rama thotë se arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, është “çështje individuale” mes saj dhe drejtësisë. Por nga Rinasi, kryeministri gjeti kohë të fliste gjatë për të njëjtën çështje, ta cilësonte masën e sigurisë “ekstreme”, të ngrinte shqetësimin për dëmin ndaj SHISH-it dhe, në mënyrë jo fort të tërthortë, t’u kujtonte prokurorëve dhe gjyqtarëve se edhe ata duhet të jenë nën “mbikëqyrje shtetërore”.

Një “çështje individuale” që, sipas Ramës, tashmë duket se ka nevojë për një trajtim kolektiv.

Hyseni ndodhet në “arrest në shtëpi” dhe është nën hetim nga SPAK për veprat penale të “përkrahjes së autorit të krimit” dhe “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”. GJKKO ka vendosur vijimin e masës së sigurisë ndaj saj. “Masë ekstreme”, “dëm kolateral” dhe… një mburojë politike? Rama e nisi duke deklaruar se çdo dyshim duhet hetuar deri në fund dhe se çdo akuzë duhet provuar ose rrëzuar.

Sipas Ramës, arrestimi i Hysenit ka ekspozuar SHISH-in dhe ka krijuar një situatë që kërkon ndërhyrje institucionale. Ai e cilësoi masën e sigurisë “ekstreme” dhe tha se arrestimi ka “shtangur partnerët”.

Pra, ndërsa Hyseni është nën hetim dhe çështja ndodhet në duart e drejtësisë, shqetësimi kryesor i kryeministrit duket se është jo vetëm fati i ish-drejtores, por edhe mënyra se si kjo çështje po reflektohet mbi institucionin që ajo drejtonte.

Rama deklaron se “hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë”, por në të njëjtën deklaratë flet për mënyrën se si drejtësia duhet të sillet dhe kërkon që çështja të trajtohet në Këshillin e Sigurisë. Sulmi i Ramës: Media le të hetojë, por të mos “dehumanizojë” Kryeministri nuk la jashtë as median. Sipas tij, prokuroria ka të drejtë të hetojë, gjykata të gjykojë dhe media të informojë, por “askush nuk ka të drejtë ta shpallë tjetrin fajtor dhe ta dehumanizojë”.

Një mesazh që vjen pikërisht në një moment kur mediat po raportojnë mbi një prej hetimeve më të ndjeshme që prek strukturat e sigurisë së shtetit.

Në vend që të kufizohej te parimi i prezumimit të pafajësisë, Rama zgjodhi të vendosë në qendër edhe mënyrën se si media po e trajton çështjen. “Drejtësia ka oborrin e vet” – Rama godet SPAK-un “Drejtësia nuk mund ta luftojë paligjshmërinë në oborrin e sipërmarrjes apo krimit pa adresuar paligjshmërinë në oborrin e vet.”

Një fjali që, në kontekstin e një hetimi të SPAK-ut ndaj ish-drejtores së SHISH-it, tingëllon si një kritikë e hapur ndaj vetë mënyrës së funksionimit të drejtësisë.

Rama foli edhe për “shkëputje nga Kushtetuta” dhe “shpërfillje”, duke e shtrirë kritikën përtej rastit konkret të Hysenit.

PJESE NGA FJALA

“Zhvillimet e ditëve të fundit pas arrestit të ish drejtueses së SHISH kërkojnë një adresim të menjëhershëm. Ishte një masë ekstreme, po të mbajmë parasysh po të bëjmë fjalë për ekspozimin e një institucioni kyç.

Cdo dyshim i arsyeshëm duhet të hetohet deriu në fund. Çdo akuzë duhet të provohet ose të rrëzohet. Cdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo që nuk ka imunitetit kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo në podiumin e kryeministrit.

Këto piketat e vijës së sjellje time ndaj çështjeve individuale të drejtësisë kane qenë dhe mbeten kështu, për të gjithë.Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje.

Arrestimi i Vlora Hysenit, masë ekstreme. Çdo akuzë duhet të hetohet deri në fund. SHISH u ekspozua përballë dëmit. Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët. Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucional.

Drejtësia nuk mund ta luftojë paligjshmërinë në oborrin e sipërmarrjes apo krimit pa adresuar paligjshmërinë në oborrin e vet. Pavarësia e drejtësisë smund të shfaqet si shkëputje nga Kushtetuta dhe shpërfillje. Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë, gjykata të gjykojë, media të zbulojë dhe informojë, por askush s’ka të drejtë ta shpallë tjetrin fajtor dhe ta dehumanizojë.

Shteti ligjor ndërtohet me kurajën për të hetuar të fuqishmin dhe sigurinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut që heton. Për sa më takon, kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së SISH, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm