Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Sipas burimeve nga mbledhja e qeverisë, Rama ka propozuar në krye të Ministrisë së Brendshme Ervin Demon, i cili deri tani mbante postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Lamallari kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme në mars të vitit 2026. Përpara këtij posti, ai kishte shërbyer si ministër i Drejtësisë, ndërsa ndryshimi i fundit shënon një tjetër lëvizje në drejtimin e një prej dikastereve kryesore të qeverisë.
Ndërkohë, Ervin Demo pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas propozimit të bërë nga kryeministri. Ndryshimi vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në kabinetin qeveritar.

