Lajme Zone
Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë. Emërimi vjen pas dorëheqjes së Evis Salës dje.

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë. Emërimi vjen pas dorëheqjes së Evis Salës dje. Mësohet se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka propozuar Spahiun në krye të Shëndetësisë, ndërsa më pas pritet dekreti nga presidenti Bajram Begaj. Do të jetë më pas Kuvendi ai që do të miratojë dekretin e presidentit Begaj. Ashtu siç u njoftua sot, Edi Rama pritet të bëjë disa ndryshime në qeveri, teksa vendi ynë prej 3 muajsh është përfshirë nga protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit. NJOFTIMI I KRYEMINISTRISE

Agjencia për Media dhe Informim – Znj.Klodiana Spahiu propozohet nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vijim të angazhimit për një shëndetësi më të aksesueshme dhe një mirëqenie sociale më të fortë. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë,

dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në

fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive:

ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemeli”, Romë, Itali.

Në 2003-2004 kreu studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e

kardiologjisë invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë spitalit “Santa

Chiara”, Pisa, Itali.

Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional “për menaxhimin

shëndetësor”

Znj. Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT.

Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali.

Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin “UFO”, Tiranë.

Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e

Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Klodiana Spahiu