Lajme Zone
Rama e quajti raportin sukses/ Berisha: U damkos nga Brukseli, Shqipëria është diktaturë autoritare
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Rama e quajti raportin sukses/ Berisha: U damkos nga Brukseli, Shqipëria është diktaturë autoritare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, duke e cilësuar dokumentin si një pasqyrë të degradimit të demokracisë në Shqipëri. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se raporti nxjerr në pah përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë për problematikat e evidentuara, ndërsa bëri një krah

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, duke e cilësuar dokumentin si një pasqyrë të degradimit të demokracisë në Shqipëri. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se raporti nxjerr në pah përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë për problematikat e evidentuara, ndërsa bëri një krahasim mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ai e cilësoi raportin si të paprecedent në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, duke nënvizuar se Brukseli i kërkon vendit 115 ndryshime për vitin e ardhshëm.

Ndër rekomandimet që Berisha veçoi janë reforma zgjedhore, rikthimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, eliminimi i përjashtimeve nga prokurimet publike dhe mbrojtja e zonave të mbrojtura.

Berisha: Jam sot këtu për të paraqitur para shqiptarëve e raportit më të rëndësishëm kombëtar vjetor për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare dhe institucionet e këtij vendi.

Së pari, më thjeshtoi shumë paraqitjen para jush, e shkurtova sepse atë që lexuan shqiptarët në fytyrën e Edi Ramës, ajo flet më shumë se vetë raporti i Komisionit. Flet për shkallën e lartë të kryqëzimit të tij. Nga alfa te omega, Padrinoja i Shqipërisë rezulton përgjegjës kryesor për të gjitha konstatimet e rënda të Komisionit Evropian për Shqipërinë këtë vit.

Ky është raport i paprecedent në historinë e raporteve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Raporti vë gishtin në problemet më madhore të diktaturës autoritare në Shqipëri apo autokracisë elektorale të Edi Ramës. Unë përshëndes ata, mbi bazën e informacioneve të të cilëve është hartuar ky raport, por edhe ata që kanë hartuar raportin.

Shqiptarët duhet ta dinë se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, nga të cilat disa të karakterit më urgjent siç janë reforma zgjedhore, kthimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe ndalimi i dëmtimit të zonave të mbrojtur. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm