Lajme Zone
Rama drejt SHBA-ve, zbardhen detaje nga agjenda e udhëtimit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama drejt SHBA-ve, zbardhen detaje nga agjenda e udhëtimit

Pas vizitës së kryedemokratit Sali Berisha, edhe kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Mësohet se Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që do të zhvillojë punime në datat 22 deri më 28 shtator. Rama pritet të zhvillojë edhe takime me shqiptarët në shtetin e Michigan-it, parashikuar të mbahet më datë 20 shtato

Pas vizitës së kryedemokratit Sali Berisha, edhe kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikes.

Mësohet se Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që do të zhvillojë punime në datat 22 deri më 28 shtator.

Rama pritet të zhvillojë edhe takime me shqiptarët në shtetin e Michigan-it, parashikuar të mbahet më datë 20 shtator.

Kjo do të jetë vizita e dytë në SHBA brenda vitit, pasi kryeministri udhëtoi në muajin shkurt për të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të Paqes.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për datat e udhëtimit, ndërsa në vijim priten edhe detaje të tjera nga agjenda./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.