Lajme Zone
Konjufca para hyrjes në Gjykatën Speciale: Sot shqiptarët presin vetëm vendimin e lirimit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Konjufca para hyrjes në Gjykatën Speciale: Sot shqiptarët presin vetëm vendimin e lirimit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka dhënë një ...

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka dhënë një deklaratë për mediat para hyrjes në Gjykatën Speciale të Hagës ku pritet të jepet sot vendimi final për ish-krerët e UÇK-së.

Konjufca u shpreh shqiptarët në të gjitha shtetet u jetojnë presin vetëm vendimin për lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ndër të tjera theksoi se lufta e UÇK-së ishte e domosdoshme për mbrojtjen e popullit të saj dhe ndalimin e gjenocidit nga forcat e Serbisë. “Sot është dita finale për këtë proces gjyqësor. Ne sot dhe gjithë populli i Kosovës por kanë ardhur mijëra qytetarë nga të gjitha hapësirat ku jeton populli ynë. Sot është vetëm një vendim për të gjithë shqitparët kudo që jetojnë. Ky verdikt është një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të UCK-së. Lufta jonë ishte e domosdoshme mbrojtëse. Kishte qëllim të vetëm lirinë e popullit tonë dhe ndalimin e gjenocidit që po jryenin forcat serbe. Ishin dhjetëra figura ndërkombëtare që dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të Kosovës që drejtohej nga UÇK dhe kurrë brenda këtij shtabi nuk ka pasur mekanizëm kriminal”, tha Konjufca. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.