Lajme Zone
“S’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”, mbesa puth portretin e Jakup Krasniqit para vendimit në Hagë: Të pres me mall e dashuri
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“S’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”, mbesa puth portretin e Jakup Krasniqit para vendimit në Hagë: Të pres me mall e dashuri

Teksa vëmendja e shqiptarëve është përqendruar sot në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së, një moment emocional i publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Teksa vëmendja e shqiptarëve është përqendruar sot në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së, një moment emocional i publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Vajza e Jakup Krasniqit ka publikuar një video ku shfaqet vajza e saj e vogël duke puthur portretin e gjyshit. Në pamje është vendosur edhe mesazhi: “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”. Krahas videos, Gresa ka bërë edhe një dedikim prekës për gjyshin e saj. “Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”, shkruan ajo, ndërsa në fund shton: “Të pres me mall e dashuri!” Publikimi vjen në një ditë të rëndësishme për procesin gjyqësor në Hagë, ku sot pritet të nisë seanca përfundimtare ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa pritet të bëhet i ditur verdikti për katër ish-krerët e UÇK-së. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb